Çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk pini mjaftueshëm ujë (lodhja, alegjitë, hipertensioni)

spot_imgspot_img

Nëse ndjeni etje, tashmë keni dehidruar. Mesatarisht, deri në 75% e trupit tonë është përbërë nga uji, kështuqë kur harrojmë të pimë lëngje mundësojmë ndalimin e funksionimit komplet të organizmit.

Dehidrimi akut nuk është më pak i rrëzikshëm nga ai kronik, i cili është i fshehtë dhe në të shumtën e rasteve nuk jeni në dijeni se trupi juaj vuan për lëngje. Personat që janë të dehidruar kronikisht, ndihen keq, kanë marramendje, prodhojnë më pak urinë e cila është e errët në ngjyrë, ndjehen të zemëruar, nuk kanë durim, kanë lodhje të tepruar, ndjehen të irituar dhe të shqetësuar. Mund të thuhet se gërhitja, pagjumsia, mungesa e vëmendjes apo malli për kafe, çaj, alkool – janë të shkaktuar nga mungesa e ujit.

Uji është burimi më i rëndësishëm i energjisë në trup, humbja e vetëm një për qind e ujit në trup çon për të humbur 10 për qind të energjisë. Në mënyrë që trupi të funksionojë siç duhet, duhet të merrni rreth tetë gota ujë në ditë, gjatë sëmundjes, stërvitjeve, ndërsa në temperatura të larta edhe më shumë.

Shumë njerëz i kuptojnë lëngjet si lëngje pemësh, çaj, kafe, mirëpo ata nuk mund të zëvendësojnë ujin. Është e konstatuar se njerëzit sot janë më shpesh kronikisht të dehidruar për shkak të marrjes së rëndë të alkoolit dhe pijeve me kofeinë.

Dy simptomat më të zakonshme të dehidrimit janë etja dhe goja e tharë, por ato me siguri nuk janë të parat sepse kur i keni këto simptoma ju veçse keni dehidruar. Në qoftë se ju vuani nga mungesa kronike e ujit, një person mund të ketë probleme të tilla si gastrit, urth, artrit, dhimbje koke, depresion, probleme peshe, dhe madje edhe plakjen e parakohshme. Dieta zakonisht e bën personin të prirë për të humbur shumë ujë. Ruajuni shtojcave sidomos atyre që përmbajnë laksativë dhe diuretikë, humbja e ujit nuk është njejtë si humbja e dhjamit.

Dehidrimi nëse nuk është i rëndë mund të shërohet me konsumim të ujit, personat që kanë veshkë dhe zemër të shëndeetshme duhet që gradualisht të rrisin sasinë e konsumimit të ujit. Nëse humbni shumë ujë dhe dehidroni, me siguri që do keni mungesë edhe të elektroliteve-mineraleve siç është kripa, e nevojshme për të mbajtur balans të lëngjeve në trup dhe për rregullimin e temperaturës trupore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që në rast të dehidratimit të papritur që shkakton diarre, të marrin kompensim të shpejtë të lëngjeve dhe elektroliteve:

Trajtim të shpejtë – në një gotë shtrydhni lëng portokalli dhe shtoni mjaltë, ndërsa në tjetrën ujë të destiluar me një çerek luge sodë buke. Duhet të pini në mënyrë të alternuar nga këto dy gota, por mos harroni të shtoni edhe konsumimin e ujit me parim “shpesh dhe nga pak”./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.