12.7 C
Priština
More

    Si mund ta zvogëloj temperaturën e etheve të fëmijës tim pa përdorur medikamente?

    spot_imgspot_img

    Për të shmangur uljen e etheve me medikamente si acetaminophen apo ibuprofen – ose kur thjesht nuk keni asgjë pranë – ju mund të provoni një qasje jo-mjekësore për uljen e etheve të fëmijës suaj.

    Zvogëlimi i etheve të fëmijës suaj nuk ndihmon në kurimin e plotë të sëmundjes apo problemit. (Temperatura në fakt mund të ndihmojë që trupi i fëmijës suaj të luftojë kundër ndonjë infeksioni). Por nëse temperatura ngritet aq lartë sa e bën fëmijën tuaj të ndjehet vërtetë keq ose të dehidruar, duke i ulur temperaturën mund ta ndihmoni.

    Ja disa metoda që mund ti provoni:

    Vendosni një pecetë të ftohtë, të lagur mbi ballin e fëmijës, përderisa ai qëndron i shtrirë.

    I bëni fëmijës një dush apo banjo në vaskë me ujë të vakët apo e lagni me sfungjer. Me avullimin e ujit nga lëkura e tij, ftohet trupi dhe njëkohësisht shkakton uljen e temperaturës. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse mund të shkaktojë ethe dhe ngritjen e temperaturës së trupit. Po kështu, mos përdorni alkool për fërkim (si ilaç i modës së vjetër për ethe). Kjo mund të shkaktojë ngritje tepër të lartë të temperaturës dhe ndoshta edhe helmim me alkool.

    Jepni fëmijës shumë lëngje dhe ushqime të ftohta, të tilla si pije freskuese dhe kos, për të ftohur trupin nga brenda jashtë dhe për ta mbajtur të hidratuar atë.

    Përdorni një ventilator. Kujdes, fëmija juaj të mos ftohet përsëri. Kyçni ventilatorin në një nivel të ulët që të qarkullojë ajrin rreth tij por jo të fryej direkt në të.

    Zhvisheni fëmijën nga shtresat e trasha të veshjeve në mënyrë që të mund të humbas më lehtë nxehtësinë përmes lëkurës së tij. Mund t’ia vishni një këmishë të lehtë. Nëse fillon të dridhet, mbulojeni me një mbulesë të lehtë që të ngrohet përsëri.

    Qëndroni në ambient të mbyllur në një vend të freskët. Ose, nëse jeni jashtë, qëndroni nën hije.

    Kontaktoni mjekun menjëherë nëse fëmija juaj është më i vogël se 3 muaj dhe ka ethe. Për foshnja të moshës 3 deri në 5 muaj, kontaktoni mjekun nëse temperatura e tij arrin 101 gradë ose më e lartë. Nëse është 6 muajshe, telefononi në qoftë se temperatura e tij arrin 102 gradë ose më e lartë.

    Pa marrë parasysh moshën e fëmijës suaj, telefononi mjekut nëse ai ka temperaturë së bashku me simptoma të tjera të rënda, si vështirësi në frymëmarrje apo njolla ngjyrë vjollcë në lëkurën e tij. Këto mund të janë shenjë e ndonjë infeksioni të rëndë bakterial./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...