10.8 C
Priština
More

    Paralajmërimi i ortopedit për këpucët e shtrenjta të fëmijëve

    spot_imgspot_img

    Ortopedi me përvojë shumëvjeçare haptas deklaron se me këpucë të shtrenjta prindët nuk e zgjidhin problemin e tabanëve të rrafshtë te fëmijët …

    Specialistet për kirurgji ortopedike dhe traumatologji kanë tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale, duke treguar mendimin e ekspertëve për këpucët e fëmijëve me shtojcë anatomike. Njoftimi që flet për këpucët e shtrenjta të cilat nuk e zgjidhin problemin e tabanëve të rrafshtë te fëmijët, ka mbi 2000 njoftime dhe shumë komente me të cilët përkrahet ky qëndrim i mjekut. Si ekspert të dëshmuar, duhet të reagojmë ndaj artikujve të botuar në disa gazeta kohën e fundit për padëmshmërinë e supozuar të këpucëve për fëmijët e rinj.

    Fëmija lind me këmbë e cila nga ana plantare (tabani) ka shtresë të trashë yndyrore, të cilën disa pediatër të papërvojë e deklarojnë si taban të rrafshtë. Një konfigurim i tillë i tabanëve të fëmijëve është më se normale, sepse shtresa yndyrore nën lëkurë është e paraparë për të mbrojtur shtresat më të thella nga lëndimet e mundshme në periudhën më të hershme, pas fillimit të ecjes e deri në moshën katër vjeçare. Në këtë periudhë të jetës fëmija shkelë zbathur mbi çdo send në tokë, sepse nuk ka përvojën e jetës. Përvojën e fiton ngadalë dhe me katër vjet i dallon qartë sendet e rrezikshme në tokë.

    Ditët e para të ecjes shkelë edhe mbi qelq dhe çdo send tjetër i cili do ta lëndojë, por pickimi e lëndon lëkurën, kurse përfundon në indin yndyrorë, pa lëndimin e shtresave më të thella, mirëpo njëkohësisht është edhe përvojë e re e jetës. Këpucët me “shtojcën e gdhëndur mirë” të prodhuesve të ndryshëm flasin për “përpjekjet” e tyre t’i krijojnë fëmijës tuaj një komoditet. Për këtë çmimet e këpucëve për foshnja dhe fëmijët e vegjël janë sikur për ato numër 56. Në fakt çdo shtojcë e shkatërron këmbën e fëmijës.

    Përse? Në anën plantare të këmbës ndodhen dy shtresa, me nga tetë muskuj, të cilët shërbejnë veçanërisht për ruajtjen e harkut të tabanit dhe harkun tërthorë para. Shtresa e indit yndyrorë në katër vitet e para mbronë nga lëndimet përveç faqes plantare edhe atë grupin e muskujve dhe enët e gjakut dhe nervat. Për shkak të masës së saj “mbulojnë” formën e harqeve dhe kjo i mashtron pediatrët. Për këtë lehtë vendosin ta shpallin si “taban të rrafshtë”.

    Kur në këpucë vendosim shtojcë, krijojmë presion mbi strukturën kockore të këmbëve duke shkaktuar konfigurim të dukshëm të harkut. Nëse fëmija do të mundte të tregojë në momentin kur i’a veshni për herë të parë këpucën me shtojcë do të ju thoshte “se ka ndjenjë sikur ka guri në këpucë”. Me këto këpucë “anatomike” shkëpusim plotësisht funksionin e muskulaturës plantare (dy shtresat e cekura më parë me nga tetë muskuj) dhe kur kjo muskulaturë e cila është plotësisht e shkëputur nga funksioni atrofon dhe humbë çdo funksion dhe forcë të ruaj harqet në pozitën fiziologjike tabani “prishet” dhe atëherë vërtetë krijohet “taban i rrafshtë”.

    Që të mos ju bindë edhe më tutje se çka është mirë dhe çka jo për tabanët e fëmijës suaj, shkoni në klasën e parë të shkollës fillore dhe kërkoni që të gjithë fëmijët të heqin këpucët. DËSHTIM! Gati nuk ka fëmijë me konfigurim normal të thembrrave. Shkoni në rrugë dhe gjeni një fëmijë rom (pa qëllim të fyej dikë), i cili ecë zbathur që nga maji e deri në tetorë, me tabanë të rrafshtë, dhe mendoni përsëri. Për fëmijën janë më mirë këpucët që kanë takë të mbuluar mirë të mbrojtur nga lagështia dhe të ftohtit pa kurrfarë shtojce me takë me proporcione normale sipas madhësisë së këpucës, që fëmija të ketë ndjenjën se po ecë me këmbë të zbathura në sipërfaqe të rrafshtë.

    Në periudhën më të hershme të ecjes kur ecja bëhet kryesisht nëpër shtëpi, të përdoren pantofla të thurrura nga gjyshet. Pra, për fillim dhe për daljen e parë në oborr apo park të vogël, kurse edhe më mirë është në muajt e ngrohtë, fëmija të ecë zbathur. Të bëj shaka, por ngapak jam edhe serioz, kur them se këpucët duhet t’i bleni kur fëmija ngrihet në mes të dhomës dhe thot “a dëshiron dikush që edhe mua të më blejë këpucë”. Atletet nuk janë të nevojshme derisa fëmija të fillojë të merret me sport, sepse kryesisht të gjitha atletet kanë shtojcë të montuar./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...