Barërat natyrore për ndihmën e parë i kemi në kuzhinë

spot_imgspot_img

Mjalti mund të ju ndihmojë te prerjet e vogla dhe djegiet, çaji nenexhikut është i mirë për të ndihmuar te çrregullimet e tretjes, kripën përdoreni për probleme me sinuset dhe dhimbjet e fytit, kurse tërshërën për ekzemë dhe skuqje

Pa marrë parasysh se a jeni ftohur, ju mundon stomaku, nëse keni skuqje të lëkurës apo një prerje, ndihma e parë ndodhet në kuzhinën tuaj. Disa barëra shtëpiake janë vetëm përralla të gjysheve, por disa janë dëshmuar si efikase nëpër breza.

Mjalti

Përdoreni për: Prerje dhe djegie të vogla, kollë dhe dhimbje të fytit

Si ndikon: Shumica prej nesh shton mjaltin në çaj që të zbusë dhimbjet e fytit, por tashmë me shekuj përdoret edhe për shërimin e plagëve. Hulumtimet kanë treguar se mjalti ndihmon edhe në shërimin e djegieve të lehta, kurse një studim i kohëve të fundit nga Holanda ka ndarë proteinin defensin-1, i cili ka efekt antibakterial.

Provoni këtë: Aplikoni mjaltë të ngrohtë në një prerje të vogël ose djegie të lehtë, kurse vendin pastaj e mbroni me një fashë dhe fashën e ndrroni një herë në ditë. Megjithatë, nëse keni një të djegur ose plagë të shoqëruar me ënjtje, temperaturë apo dhimbje, konsultohuni me mjekun, sepse ndoshta keni nevojë për antibiotik.

Kripë

Përdoreni për: sinuset, dhimbjet e fytit

Si ndikon: Kur përzieni kripën me ujin me një përqendrim më të madh të kripës në trupin tonë, ajo do të tërheqë lëngun nga indet.

Provoni këtë: Për dhimbje të fytit, tretni gjysmë lugë çaji kripë kuzhine në një gotë me ujë dhe thjeshtë shpërlani fytin. Për sinuset, merrni një shishe të pastër me qafë të ngushtë, e mbushni me atë përzierje, përkuluni mbi lavaman dhe e derdhni në vrimat e hundës. Përdorni vetëm ujë steril apo të zier dhe të ftohur në temperaturë të dhomës.

Çaj nenexhiku

Përdoreni për: probleme gjatë tretjes, dhimbje të barkut

Si ndikon:Vaji në fletën e nenexhikut dhe kërcelli i saj i qetësojnë muskujt e traktit të tretjes, lehtësojnë rrjedhjen e gasrave dhe pengesat e tretjes. Nëse dhimbja është e shkaktuar nga refluksi (rikthimi) – ndjesi tharptësie me djegie në gjoks – shmangni këtë çaj.

‘Fjolla’ tërshëre

Përdoreni për: ekzemë, djegiet, skuqjen

Si ndikon: Tërshëra përmbanë fitokimikate me efekt anti-inflamator që qetëson kruarjen dhe lëkurën e skuqur. Shumica e mjekëve rekomandojnë përdorimin e tërshërës së imtë koloidale, por mund të shërbejë çdo lloj.

Provoni këtë: Fjollat e tërshërës i bluani në një pluhur të imtë. I hudhni në vaskë me ujë të ngrohtë dhe zhytuni për 15 minuta. Nëse përdorni tërshërën koloidale, shtojeni direkt në vaskë me ujë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria pa keqkuptimet: si të bisedoni qetësisht

Keqkuptimet zbuten me përgatitje, moment të duhur, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë — sidomos kur jetoni në ritme të ndryshme në diasporë.

Garderoba që zgjat – Trend Kosovarja

Si të zgjedhësh materiale të qëndrueshme, t’i lash e t’i ruash saktë dhe të ndërtosh një kapsulë praktike Kosovë–Zvicër që zgjat vërtet.

Larja dhe ruajtja e rrobave të fëmijëve të kopshtit

Rutinë e thjeshtë për larjen, tharjen dhe ruajtjen e rrobave të kopshtit: këshilla praktike për siguri kimike, organizim dhe jetëgjatësi të tekstileve në shtëpinë tënde.

Kalkulator për lëvizje të shkurtra gjatë ditës

Ndërto një kalkulator të thjeshtë për mikrolëvizje gjatë punës: sinjale, minuta aktive dhe ushtrime 1–3 minuta që ruajnë qëndrimin pa ndërprerë ditën.