Edukimi i fëmijëve në Tibet – përgjimi i nevojave të fëmijës

spot_imgspot_img

Tibetianët herët bëhen me fëmijë, madje edhe si adoleshentë. Mënyra e rritjes është spontane, aspak si e jona. Ja disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë që sa më qetë t’i qaseni prindërimit.

Prindërit Tibetan nuk pyesin nëse fëmijët e tyre duhet të flejnë të ndarë prej tyre, nëse duhet t’i lënë të qajnë në mënyrë që të mësohen me këtë apo atë, kur duhet filluar për t’i dhënë ushqime të ngurta. Që nga lindja, fëmijët janë në kontakt të vazhdueshëm me nënat të cilat i bartin në shalle shumëngjyrëshe të varur rreth supeve, me fytyrë përball tyre. Bebet gjithmonë flenë me prindërit e tyre. Janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëz (prindërit, vëllezërit e motrat, familjen e gjërë …), ashtuqë të gjitha nevojat i kanë të plotësuara. Pikërisht për shkak se nuk kanë arsye për këtë, fëmijët shumë rrallë qajnë. Nënat i ushqejnë me gji sa më gjatë të jetë e mundur. Ushqyerja nuk bëhet sipas ndonjë orari të caktuar, çdo disa orë, sipas rekomandimit të pediatrit apo nutricionistit, por, e ndjejnë, atëherë kur fëmija është i uritur.

Në Tibet nuk do t’i dëgjoni prindërit të marrin rolin e policit dhe të gjykojnë se në grindjen mes fëmijëve se cili i pari mori ndonjë objekt të fortë, por as se cili i pari filloi grindjen (që pikërisht ai të dënohet). Këtu sundojnë kritere të ndryshme të sjelljes. Pra, fëmija më i vjetër duhet ta ndajë atë që ka me fëmijët më të vegjël, pa marrë parasysh se a i duket si e padrejtë.

Nuk ka dallime të mëdha mes fëmijëve dhe të rriturve, të moshuarve dhe të rinjve. Të gjithë janë njësoj të rëndësishëm, me vetëdije se çdo moshë mbanë karakteristikat e veta, përparësi dhe dobësi të ndryshme. Për shkak të besimit në mishërim, fëmijët e dinë se është e rëndësishme që të respektojnë çdo formë të jetës, sepse pikërisht secila është për tu respektuar. Gjegjësisht, në çdo kohë, janë të vetëdijshëm se forma e jetës që e shohin mund të jetë dikush që në jetën e tyre të mëparshme ka qenë i rëndësishëm apo i afërt dhe i dashur. Ky besim rezulton me rritje të vëmendjes për çdo qenie të gjallë, nga bimët e deri te insekti më i vogël.

Për ne, të mësuar me faktin se buzëqeshja duhet të ketë arsye të madhe, relaksim dhe spontanitet, Tibetianët mund të duken të çuditshëm, sidomos kur e dijmë llojin e kushteve të vështira materiale të jetesës. Ne mendojmë se lumturia është një objektiv për t’u ndjekur. Ne presim që të arrihet kur të punësohemi, shkollojmë fëmijët, sigurojmë ekzistencën tonë … Ndryshe nga ne, Tibetianët jetojnë ‘këtu’ dhe ‘tani’. Kanë buzëqeshje në fytyrë jo për ndonjë arsye të veçantë, por thjesht për buzëqeshje./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Lëkura në sezon: shtresa dhe tekstura

Thekso lëkurën me shtresa dhe tekstura nga garderoba që ke. Këshilla miqësore për kombinime sezonale dhe rutinë të thjeshtë të kujdesit.

Paragjella: Organizoni vaktet e javës për familjen

Planifiko javën me një menu fleksibile, parapërgatitje të thjeshta dhe rregulla të sigurta ruajtjeje—më pak stres, më shumë kohë për familjen.

Largo stresin me hapa të lehtë

Tri hapa të thjeshtë për të ulur stresin: rregullo hapësirën, bëj mikro‑pushime dhe vendos ritëm të qetë gjatë ditës. Këshilla praktike për përditshmërinë.

Koleksione: si zgjasin materialet e veshjeve

Zgjidh materiale të qëndrueshme dhe krijo rutina të thjeshta kujdesi për t’i zgjatur jetën rrobave. Udhëzues praktik i orientuar te familjet Kosovë–Zvicër.