Përgjigjet në pyetje të pazakonta për vaginën

spot_imgspot_img

Nga kruerja e cila është shenjë për panik, deri tek kënaqësia që shfaqet në dhimbje…

Gjinekologu dr Peni Adams përgjigjet në katër pyetje të shpeshta që do të ju ndihmojnë të dekodoni simptomat tuaja.

Nganjëherë më kruhet ‘poshtë’ dhe duhet ta kruaj. A është normale?
Kruarja në vaginë nuk është normale. Shkak i kësaj mund të jetë sekrecioni më i shumtë, infeksioni apo dermatitis. Gjithashtu, ndoshta brekët tuaja nga sintetika mund të jenë shkak i kësaj. Dr Adams rekomandon të brendshme pambuku dhe vizitë të domosdoshme tek gjinekologu, nëse krurja nuk ju ndalet për dy tre ditë.

Që kur kam filluar të kem seks me të dashurin e ri, buzët vaginale janë të skuqura dhe të ënjtura. A jam ndoshta alergjike në spermën e tij?
Infeksionet si kandida dhe herpesi mund të shkaktojnë kësi reaksioni, gjithashtu. Nëse gjinekologu juaj diagnostifikon çfarëdo lloj infeksioni, atëherë është e mundshme që bëhet fjalë për ndonjë reaksion alergjik. Por, nuk do të thotë që pengon sperma e tij, sepse kjo është dukuri shumë e rrallë. Ndoshta ju pengon lloji i prezervativit që e përdorni apo edhe lubrifikanti. Përveç kësaj, vulva mund të ënjtet edhe për shkak të seksit të shpeshtë dhe të egër, ka thënë dr Adams.

Pas orgazmës klitorisi im është shumë i ndjeshëm dhe dhemb edhe në prekjen më të lehtë. Përse kështu?
Klitorisi është pjesë e trupit me më së shumti përfundime nervore dhe për këtë është shumë i ndjeshëm. Pas orgazmës ai pak ënjtet (për shkak të prekjeve), dhe kjo e bën shumë të ndjeshëm- për këtë arsye stimulimi direkt shkakton dhimbje. Sa të zvogëlohet mbledhja e gjakut, dhimbja do të zhduket.

Përse disa femra në mënyrë kirurgjike e kthejnë himenin? A ka kjo ndonjë lidhje me kënaqësi në seks?
Nëse himeni pëlcitet qoftë me anë të seksit, ushtrimeve apo përdorimit të tamponave, pjesët e membranës mundet përsëri të qepen. Në disa kultura nga bashkëshortja pritet të jetë e virgjër para se të martohet, dhe kthimi i himenit në këtë rast është lehtësim psikik për to. As me anë të medicinës e as me anë të kënaqësisë seksuale kjo gjë nuk është e lejueshme. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.