Çdo tri feta buke të bardhë në ditë mund të rrisin mundësinë e trashësisë për 40%, sipas një studimi të madh. Nga ana tjetër, buka e zezë e cila është e bërë tërësisht nga gruri, nuk rezulton në fitim peshe. Pra, ata që dëshirojnë të humbasin kilogramë, duhet të shmangin bukën e bërë nga mielli i bardhë, por nuk duhet ta teproni as me të zezën.
Studiuesit nga Spanja kanë ardhur në përfundimet e mëposhtme duke përcjellur kilogramët apo peshën e 10.000 njerëzve plot 5 vjet. Ata vunë re se njerëzit që hanë 120 g ose më shumë bukë të bardhë në ditë, kishin më shumë gjasa që të fitojnë peshë për rreth 40%, se sa ata që kanë ngrënë 60 g në javë ose edhe më pak. Duke pasur parasysh se një fetë buke ka afro 40 gram, do të thotë se tri feta apo copë buke mund t’ju vënë në rrezik për peshë të tepërt.
E dijmë që moti se buka nuk është mik i dietës, por fakti që tri feta buke janë “të rrezikshme” edhe për ata që nuk kanë probleme me peshën, duket vërtetë tmerruese. Në fakt, ky është një lajm i keq për njerëzit që e fillojnë ditën me 2 tosta dhe hanë sanduiç për drekë. Kësisoj ushqehen një numër i madh i personave që janë në punë.
Nga ana tjetër, buka e zezë nuk përbën një rrezik të tillë. Shkencëtarët thonë se kjo është kështu për shkak se buka e bardhë është plot sheqer, ndërsa ajo e zezë nuk është edhe aq. Shkencëtarët gjithashtu kanë vënë re se marrja e kilogramëve tek ata që hanë bukë të bardhë nuk mund të llogaritet si pasojë e të ushqyerit jo të shëndetshëm në krahasim me ata që konsumojnë bukën e zezë, por që i vetmi ndryshim i vazhdueshëm dhe i rëndësishëm ishte buka.
Kjo është arsyeja pse ata rekomandojnë të filloni të hani bukën e zezë, e cila është e pasur plot me fibra dhe ka përmbajtje më të madhe të vlerave ushqyese se buka e bardhë, por nëse buka e bardhë konsumohet me masë, kjo nuk paraqet rrezik afatgjatë për prishjen e linjes trupore. /kosovarja.ch/