Shtatë dobitë nga seksi

spot_imgspot_img

Shkencëtarët në mbarë botën kanë arritur në përfundim se seksi i rregullt është shumë i shëndetshëm dhe i kanë cekur shtatë arsyet si më poshtë, për ta dëshmuar këtë.

1. Do të dukeni më i ri
Janë anketuar 3.500 persona të moshës 18-102 vjet nga Spitali Royal i Edinburgut në Skoci dhe është konstatuar se seksi zvogëlon stresin, njerëzit janë më të lumtur dhe gjumi i tyre është freskues.

2. E ndihmon organizmin që të lufton kundër sëmundjeve
Marrëdhëniet seskuale të rregullta, një deri në dy herë në javë, e rritin për 30% imunoglobuulinën A, e cila nxit sistemin imunitar. Shkencëtarët gjithashtu kanë konstatuar se jeta seksuale e rregullt zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe gjakëderdhjes në tru. Ka ndikim të madh mbi simptomat e ftohjes dhe gripit.

3. Shpejtë i djeg kaloritë
Besohet se gjatë marrëdhënieve seksuale djegen 96 kalori për 20 minuta për ata që peshojnë rreth 70 kilogram.

4. Zvogëlon dhimbjet
Studimet shkencore kanë treguar se stimulimi i vaginës rrit tolerancën ndaj dhimbjes, kurse stimulimi i klitorisit ka efekt analgjetik. Ky stimulim zvogëlon dhimbje menstruale, dhimbje artriti, migrenë dhe llojet e tjera të dhimbjes.

5. Lehtëson frymëmarrjen
Besohet se seksi ka efekt antihistamine dhe ndihmon në luftimin e alergjisë dhe simptomave të astmës bronkiale.

6. E zgjat jetën në qoftë se është mjaft i shpeshtë
Shkencëtarët në Uells e kanë shqyrtuar shkallën e vdekshmërisë në lidhje me frekuencën e marrëdhënieve seksuale. Ata gjetën se rreziku i vdekjes është më shumë se 50% më i vogël tek njerëzit që bëjnë seks dy ose më shumë herë në javë, krahasuar me meshkujt që kanë më pak se një herë në muaj. Janë marrë parasysh vitet e të anketuarve, statusi social dhe nëse ata ishin duhanpirës, dhe përfundimi ishte se seksi më i shpeshtë ka një efekt pozitiv në gjatësinë e jetës.
 
7. Emocionalisht jeni më të kënaqur dhe ndjeheni më mirë
Një studim amerikan ka anketuar 1800 njerëz dhe kanë gjetur se pas orgazmës vjen deri tek ngritja e oksidocinës dhe endorfinës, substancave që kanë një efekt qetësues, që edhe shpjegon se pse është e lehtë të zhytet në gjumë, pas një marrëdhënie të suksesshme seksuale. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Yjet sot — horoskop argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat: shije të dashurisë, sinjale në punë dhe ide të thjeshta për mirëqenie—vetëm për argëtim, pa premtime.

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.