Dëshironi të keni një fytyrë krejtësisht simetrike?

spot_imgspot_img

A e këni më të bukur anën e djathtë apo anën e majtë të fytyrës? Çka nëse fytyra juaj do të ishte tërësisht simetrike? Fotografi nga Nju Jorku, Alex John Beck, ka bërë dhjetë portrete njerëzish dhe pastaj i ka përpunuar me kompjuter fotot e tyre, në mënyrë që të kenë një fytyrë tërësisht simetrike. Në njërën fotografi i ka ka kompletuar fotot me dy anë të majta, e në tjetërn me dy të djathta, si në pasqyrë. Pastaj, për krahasim, ka vënë portretet e tyre të papërpunuara. Është e habitshme se dallimet, edhe pse tejet subtile, tërësisht e kanë ndryshuar karakterin e personit.

Te ky burrë, kur bëri portretin me anën e majtë të fytyrës së tij, dukej qafa më e hollë dhe një moles simetrik poshtë syrit të tij. Portreti me anën e djathtë të fytyrës, duket më i shëndoshë dhe në faqe i dallohet një lëmsh të enëve të gjakut.

Sytë e kësaj vajzë duken më afër njëri –tjetrit te portreti i krijuar nga anët e djathta të fytyrës, ndërsa portreti me anët e majta duket pothuajse i përkryer.

Fotografi rrëfen se modelet e tij kanë qenë tejet të befasuar me rezultatet, madje disa edhe shumë të pakënaqur. Medelet janë të të dyja gjinive dhe me përkatësi të ndryshme etnike.

– Shpesh befasoheshin kur shihnin një shprehje krejt ndryshe të fytyrës nga njëri portret te tjetri. Dikush që i njihte mirë në një portret, nuk arrinte ta njihte në tjetrën. – është shprehur fotografi Aleks.

Alex Beck thotë se ai e përkufizon bukurinë si edhe njerëzit e tjerë, por në kuadër të këtij projekti, bukuria qëndron në fytyrë simetrike. Kjo është arsyeja pse ky projekt është quajtur “Dy anët”. Fotografitë e vërteta nuk u janë treguar medelëve, pasi fotografi mendon se fotot e tij nuk janë një realitet i shtrembëruar, por një version i realitetit që ne duam ta tregojmë.

– Nëse do ta tregonim fotografinë e vërtetë, të gjithë do ta përdorin atë për krahasim dhe nuk do t’i përdornin dy versionet e bëra ekskluzivisht nga ana e majtë apo e djathtë e fytyrës. Ekzistojnë dy besime: se fytyra simetrike është më e bukur dhe se në fytyrë i shihet karakteri. Megjithatë, çdo fytyrë, e bukur ose jo, mund të bëhet të duket simetrike, dhe nuk do të thotë të duket bukur.

Sipas shkencëtarit dhe shkrimtarit Sem Kin, ana e majtë e fytyrës është më e spikatur se e djathta, pasi e kontrollon pjesën që është përgjegjëse për emocionet. Ana e majtë e fytyrës kontrollon të folurit, ndërsa e djathta përgjigjet për orientimin në hapësirë dhe njohjen e njerëzve. Ana e djathtë kontrollon anën e majtë të trupit, prandaj është më e spikatur.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.