Rrefuzimi i fëmijëve për të ngrënë mund të jetë i dëmshëm

spot_imgspot_img

Zgjedhja e ushqimit është një ankesë e zakonshme në mesin e prindërve për fëmijët e tyre të vegjël ku disa mjekë e konsiderojnë si pjesë normale të zhvillimit të fëmijërisë.

Më shumë se 20% e prindërve me fëmijë parashkollorë thonë se përjetojnë betejë familjare: fëmijët refuzojnë të hanë ushqime të caktuara dhe prindërit përpiqen ti shtyejnë me forcë – jo gjithmonë ka sukses – ti detyrojnë ata për ti provuar ushqimet.

Sigurisht, prindërit kanë frikë nga pasojat e mundshme ushqyese nga kjo mënyrë e sjelljes. Por, a mund të jenë këto probleme shenja të diçkaje më të thellë – dhe ndoshta më aftagjate?

Hulumtuesit në Universitetin e” Duke” kanë vështruar nga afër këta fëmijë në një studim të bërë dhe kanë arritur në disa rezultate të habitshme.

Fëmijët me probleme të mëdha të zgjedhjes së ushqimit kishin më shumë gjasa për tu diagnostifikuar me depresion apo ankth social.

Madje, edhe fëmijët me zgjedhje mesatare të ushqimeve të caktuara ishin të lidhur me simptome të larta psikiatrike të depresionit, ankthit social dhe ankthit në përgjithësi. Fëmijët me zgjedhje selektive të ushqimit ishin të asociuar edhe me simptomat e ADHD-së dhe ankthit separativ.

Nuk bëhet fjalë për atë grup të fëmijëve që nuk dëshirojnë të hanë brokolin e tyre, thekson autori i studimit. Por më tepër, ka të bëjë me ata fëmijë që me zgjedhjen selektive të ushqimit krijojnë vështirësi në jetën e tyre, në raste më të rënda mund të pengojë aftësinë e tyre për të ngrënë me të tjerët.

“Këta janë fëmijë që ushqimi i tyre është kufizuar aq shumë apo është bërë selektiv saqë ka filluar t’iu shkaktojë probleme”, pohon Nancy Zucker, drejtor i Qendrës për çrregullime të ushqimit në Universitetin e Duke. “Dëmtimi mund të marr forma të ndryshme. Ajo mund të ndikojë në shëndetin, rritjen e fëmijës, funksionimin social dhe marrëdhëniet prind-fëmijë. Fëmija ndjehet sikur askush nuk u beson atyre, dhe se prindërit mund të ndjehen fajtorë për këtë problem”.

Studimi i bërë ka konfirmuar se prindërit mund të jenë shumë familjar me fenomenin: fëmijët me probleme të zgjedhjes së ushqimit kishin gjasa 3 deri 5 herë të kenë konflikte me ushqimin e servuar në shtëpi. Dhe, kur këta fëmijë kishin probleme selective të zgjedhjes së ushqimit, ata kishin gjasa dy herë më shumë të kenë konflikte rreth ushqimit jashtë shtëpisë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Udhëzues praktik për larjen dhe ruajtjen e rrobave: si t’i mbani të freskëta dhe të qëndrueshme sezon pas sezoni

Udhëzime praktike dhe të sigurta për përdorimin e detergjentëve dhe ruajtjen e rrobave në mënyrë që të reduktoni rreziqet nga kimikatet, të mbani rrobat të freskëta dhe të parandaloni aksidentet në shtëpi.

Si të krijoni një qosh pune efikas në shtëpi për nënat kosovare që punojnë: hap pas hapi

Udhëzues praktik dhe i arritshëm për nënat kosovare që punojnë nga shtëpia: si të krijoni një qosh pune të organizuar, të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për familjen, me hapa konkretë për rutinën, ushqimin dhe mirëqenien mendore.

Gjellë e lehtë familjare me pulë dhe perime — recetë e shpejtë për drekë

Recetë e thjeshtë dhe e shpejtë për një gjellë familjare me pulë dhe perime, me këshilla për përzgjedhje të sigurtë të ushqimeve, parimet ushqimore dhe praktikat higjienike për përgatitje dhe ruajtje.

Supë familjare e lehtë me perime dhe bishtaja: recetë praktike për drekën e përditshme

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime dhe bishtaja: përgatitje praktike, këshilla për sigurinë ushqimore dhe mënyra ruajtjeje për drekën e përditshme.