6 gjëra që mund t`i mësojmë nga fëmijët

spot_imgspot_img

Mund t`u mësoni alfabetin dhe si të shkojnë në tualet vetëm mirëpo edhe fëmijët tuaj mund të ju mësojnë gjëra me rëndësi.

1. Lëvizjen

Fëmijët nuk rrinë në një vend. Fëmijët kanë nevojë të lëvizin, të paktën 3 orë në ditë, ndërsa janë prindërit ata që i ndalojnë.

2. Të qenurit të hapur për mësime

Kur përballen me pajisje të reja elektronike, parashkollorët e kuptojnë më shpejtë se si t`i përdorin se sa studentët e rritur. Pse? Ndoshta sepse fëmijët shumë të ri mund të jenë më pak të fiksuar me ide të shkaqeve dhe efekteve, andaj janë më fleksibilë në mësime.

3. Mos marrja gjërave aq rreptë

Të rriturit ecin shpejtë, shkelin insektet(apo lulet), ndërsa të vegjlit janë më të kujdesshëm dhe kurreshtarë. Ata ndalojnë të marrin erë tek lulet, vështojnë se si ecin insektet, si fluturojnë shpezët, me një fjalë ata marrin shënime nga ambienti që i rrethon. Fëmijët mund të jenë një përkujtues i mirë të ndalojmë dhe të vështrojmë ambientin përreth dhe të flasim më tepër me fëmijët për këto gjëra.

4. Parashtrimin e pyetjeve

PSE-ja e mërzitshme mund të ju bëjë të padurueshëm mirëpo fëmijët kanë dëshirë që ta kuptojnë botën që i rrethon. Ata nuk kënaqen vetëm me informata sipërfaqësore, ata dëshirojnë të dinë edhe arsyet, edhe gjithçka që është ende e paqartë në kokat e tyre. Një studim tregon se vajzat 4 vjeçare janë më kurreshtaret e fëmijëve para moshës parashkollore, ato parashtorjnë 390 pyetje në ditë.

5. Mos të lejoni që gjërat e vogla të ju pengojnë

Fëmijët anashkalojnë pengesat e vogla në planet e tyre, ata nuk presin të pushojë shiu, thejshtë vetëm vazhdojnë të performojnë në kushtet ekzistuese. Asgjë nuk do i ndalojë në misionin e tyre për të përjetuar edhe nëj avanturë, sepse e dinë se do të lahen dhe thahen në të ardhmen e afërt.

6. Të qenurit optimistë

Edhepse nuk pëlqehet që të rriturit të besojnë në Babadimër, mund të besojmë në disa gjëra sikurse fëmijët bëjnë. Fëmijët besojnë se gjërat e mira ndodhin kohë pas kohe, janë optimistë dhe të entuziazmuar gjatë tërë kohës. Kërkimet tregojnë se këto ndjenja na bëjnë më të shëndetshëm dhe me më pak stres gjatë jetës./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.