Vajzat që konsumojnë shumë pije që përmbajnë sheqer mund të hynë më herët në pubertet, thotë një raport i studiuesve nga Harvardi.
Në mesin e 5,600 vajzave të moshës 9 deri 14 që janë përcjellur nga viti 1996 deri në 2001, studiuesit se ato vajza që konsumojnë një racion e gjysëm të pijeve me sheqer, kanë patur menstruacionet 2,7 muaj më herët se vajzat që kanë konsumuar më pak.
Ky konstatim ishte i pavarur nga indeksi i masës së trupit tek vajzat( raporti lartësi-peshë), sa ushqim kanë ngrënë apo nëse janë stërvitur.
“Periudhat e hershme menstruale janë një faktor rreziku për depresion gjatë adoleshencës si dhe për kancer gjatë moshës madhore”.- thotë Xheni Karvill, bashkëpunëtor postdoktoral në Harvard. Studiuesit zbuluan se mosha mesatare në periudhën e parë në mesin e vajzave që kanë konsumuar pije me sheqer ishte 12,8 vjet, në krahasim me 30 vjet për at oqë kanë pirë më pak.
Arsyet pse pijet me sheqer mund të sjellin menstruacione të hershme janë të paqarta, mendohet se ka të bëjë me efektet e konsumimit të ushqimeve me nivel të lartë të sheqerit. Karvill ka shpjeguar se vajzat kanë plotësuar një pyetësor në të cilin kanë treguar se çka kanë ngrënë brenda vitit. Nga këto të dhëna, studiuesit kanë qenë në gjendje të kalkulojnë se sa sheqer kanë marrë nga pijet dhe sa nga ushqimet tjera.
Pijet me sheqer që përmbajnë sukrozë, glukozë apo shurup misri tashmë janë të lidhura me fitimin e peshës, ndërsa ky studim i fundit vetëm tregon edhe nëj anë tjetër negative të tyre.
Pije të këtilla përfshijnë pijet me gaz, lëngjet e pemëve me sheqer të shtuar dhe çajëra me sheqer të shtuar.
Në naën tjetër Majkëlls thotë se nuk është e vërtetuar nëse pijet e ëmbëlsuara me sheqer janë shkaku i menstruacioneve të hershme. Ajo thotë se pijet me sheqer të shtuar kanë indeks më të lartë glikemik se pijet e ëmbëlsuara natyralisht siç janë lëngjet e pemëve. Ushqimet e larta glikemike shkaktojnë rritje të shpejtë të koncentrimit të insulinës në trup, kjo gjë shkakton koncentrim më të lartë të hormoneve seksuale, gjë që lidhet me menstruacionet e hershme.
Mungesa e shkakut dhe efektit ka qenë mes shqetësimet tjera për studimin, cituar nga American Beverage Asociation .
“ As studimi e s shkenca në përgjithësi nuk tregon se pijet e ëmbëlsuara me sheqer shkaktojnë menstruacione të hershme. Ajo çfarë na tregon shkenca është se vajzat në përgjithësi arrijnë menstruacionet më herët se gjeneratat e mëhershme”. Thonë nga asociacioni.
Samanta Heller, një nutricioniste nga Qendra Mjekësore Langon e Nju Jorkut, thotë se pijet e ëmbëlsuara me sheqer si; janë pijet me gaz, nuk kanë asnjë vlerë ushqyese. Mund të pyesim se cilat ushqyes- siç janë mineralet, proteinat, vitaminat- janë duke u zëvendësuar me këto pije që mund të sjellin çrregullim në metabolizëm. Çfarëdo qofshin arsyet e menstruacioneve të hershme, konsumimi i pijeve me sheqer nuk është ide e mirë për askend, të çfarëdo moshe qofshin” thotë Heller./kosovarja.ch/