Lodhje e sistemit nervor? Ja zgjidhjet

spot_imgspot_img

Simptomat e stresit mund të kenë një reagim fizik, por është sistemi  nervor që na ndihmon t’i bëjmë ballë stresit. Sistemi nervor ndihmon trupin të komunikojë dhe kontrollojë pjesë të ndryshme.

Sistemi nervor është i përbërë nga truri, qelizat nervore dhe fibrat nervore që përçojnë gjithë trupin.

Në ditët e sotme ka shumë kërkesa dhe presione që kanë të bëjnë me punën dhe familjen. Ёshtë sistemi nervor që e merr përsipër të gjithë barrën për t’i bërë ballë një mënyre jetese që po bëhet gjithmonë e më e shpejtë dhe më e ndërlikuar. Të kujdesemi për veten tonë do të thotë të bëjmë përpjekje për relaks dhe të shijojmë jetën. Kjo është pak e vështirë për t’u realizuar në shoqërinë tone, ku neurozat duket se janë përgjigjja e vetme për kërkesat e përditshme.

K​onsumimi i kafeinës dhe nikotinës bëjnë zemrën të rrahë më shpejt. Në afatgjatë, kjo sjell lodhje dhe sëmundje, e cila është mënyra e trupit për të thënë MJAFT.
Çajrat bimorë janë një zëvendësim shumë i mirë për t’u furnizuar me energji.

Trajtimet me anë të bimëve na ndihmojnë për të arritur një stabilitet emocional në këtë botë të ndryshimeve të shpejta. Si tonik nervor shërben ginseng (si çaj, përmirëson aftësinë e trupit për t’u përshtatur ndaj situatave të ndryshme) dhe tërshëra, e cila duhet të jetë pjesë e përdorimit ditor. Si relaksues nervor shërben kamomili, hisopi, livanda, kantarioni, valeriana, të cilat relaksojnë muskujt dhe qetësojne nervat, duke krijuar një ndjesi të mirë. Banjot në vaskë me  livandë, rozmarinë ose kamomil ndihmojnë në lehtësimin e tensionit nervor.

Dhimbjet e kokës mund të jenë një simptomë e një sistemi nervor të tendosur, si pasojë e stresit dhe lodhjes. Një nga bimët që ndihmojnë në lehtësimin e këtyre dhimbjeve është valeriana.

Pushimi, gjumi, qetësia janë të nevojshme për të larguar lodhjen nervore. Kur trupi dhe mendja janë në gjendje paqeje, atëherë vjen shërimi.​

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.