Të çelësh ngjyrën e flokëve me metoda natyrale

spot_imgspot_img

Ёshtë një dëshirë e shumë vajzave të çelin ngjyrën e flokëve, veçanërisht flokëverdhat. Ato duan të rimarrin ngjyrën e artë natyrale, pa pasur nevojë të përdorin forcën e kimikateve. Ka shumë mjete natyrale, të cilat na lejojnë të marrim një efekt të bukur mbi flokët tona, pa dëmtuar strukturën e tyre duke i dhënë një shkëlqim të ndritshëm.

Të çelësh ngjyrën me limon

Limoni është një zbardhues i shkëlqyer, për shkak të përqendrimit të lartë të citratit dhe vitaminës C. Nuk ka efekte anësore, nuk “djeg” flokët dhe, njëkohësisht redukton problemet të tilla si, zbokthi dhe yndyra e flokëve.
Përgatitja e recetës:
Një lugë (çaji) lëng limoni për çdo 4 litra ujë, dhe bëni shpëlarje të thjeshta, madje edhe të përditshme. Efekti zbardhues do të jetë gradual, por shumë i natyrshëm dhe ngjyra e fituar do të jetë e shkëlqyer. Lëngu i limonit, gjithashtu mund të kombinohet me produkte të tjera natyrore të tilla si, mjalti, vaj ulliri (disa pika), kamomili për një efekt të dyfishtë.

Të çelësh ngjyrën me sodë buke

Shumë pak prej nesh i dinë sekretet e përdorimit të bikarbonatit të natriumit, e quajtur ndryshe si soda e bukës. Ajo gjen përdorim kudo: nga kujdesi për higjienën personale, te mjekimet apo detergjentët, mes të cilave edhe për shumë patologji që lidhen me shëndetin.

Përgatitja e recetës:

Përzieni në një enë, masë të barabartë shampo dhe sodë bikarboni (2 lugë supe me shampo + 2 lugë supe me sodë bikarboni). Përziejini mirë. Lagini flokët me ujë të ngrohtë, pastaj aplikoni këtë masë në flokë. Masazhojini flokët për 3-4 minuta, pastaj shpëlajini mirë.

Kujdes! Soda është abrazive. Pas kësaj larjeje, hidratojini mirë flokët me një vaj 100% natyral, ose bëni një balsam me mjaltë + vaj kokosi (ose një vaj tjetër që mund të keni në shtëpi).

Të çelësh ngjyrën me kamomil

Lulet e kamomilit janë përdorur gjithmonë për të çelur flokët. Harrojini shampot e supermarketit që përmbajnë “kamomil”, por siguroni/bleni lulet e thara të kamomilit që i shikoni me sytë tuaj.
Përgatitja e recetës:
2-3 lugë lule të thara (masa varet nga gjatësia e flokëve) vlojini në një litër ujë për rreth një çerek ore. Zierja duhet të qëndrojë në pushim gjysmë ore, kullojeni, dhe mbështillini me garzë sterile. Aplikoni në flokë të lagur pas shamponimit për të paktën 15 minuta. Pastaj shpëlajini disa herë me ujë të valuar. Vetëm shpëlarja përfundimtare do të jetë me ujë të thjeshtë. Duke kryer këtë trajtim të paktën një herë në javë, ju do të shihni flokët tuaj gradualisht të marrin një ton më të ëmbëlsuar dhe me shkëlqim./kosovarja.ch/

Anila Mirdita – BioNatural Shop

 

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.