Jeni të shqetësuar për peshën tuaj? Konsumoni MJALTË

spot_imgspot_img
Shumë njerëz pyesin: A nuk është mjalti një lloj i sheqerit? A nuk shtojmë sadopak peshë duke e përdorur?  Eshtë e vërtetë – mjalti përmban sheqer. 
Por ndryshe nga sheqeri i rafinuar, mjalti përmban vitamina dhe shumë minerale. Këta ushqyes janë thelbësorë për të shpërndarë yndyrnat dhe kolesterolin. Kështu, kur hani shumë sheqer, ju keni tendencë për të rritur peshën, jo vetëm për shkak të kalorive, por për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve. Ndërsa, mjalti duke qenë një burim i mirë i ushqyesëve, ju ndihmon në uljen e peshës. Mjalti, gjithashtu përmirëson tretjen dhe kështu ndihmon në humbjen e peshës. Prandaj mjalti konsumohet edhe pas darkë.

Mjaltë dhe lëng limoni: Mjalti ndihmon në humbje peshe, kur konsumohet me lëng limoni dhe ujë të ngrohtë. Shumë njerëz pijnë këtë formulë herët në mëngjes për të reduktuar peshën e tyre.

Mjaltë dhe kanellë (cimet): Një tjetër recetë e dobishme është pluhur kanelle me mjaltë dhe ujë të ngrohtë. Merrni një lugë (gjelle) kanellë pluhur, një lugë (gjelle) mjaltë dhe një filxhan me ujë të ngrohtë, përzieni përbërësit e duhur dhe pini këtë përzierje me stomakun bosh. Njerëzit kanë nxjerrë përfitime nga konsumi i tij i rregullt.

 Së fundi, zakonisht ne mendojmë se nuk duhet të konsumojmë ushqim, në mënyrë që të reduktojmë peshën. Kujdes nga praktika të tilla. Nëse nuk konsumojmë ushqim të mjaftueshëm (ku përfshihen kalori, vitamina, minerale, fibra), sistemi imunitar do të bëhet i dobët. Humbja e peshës duhet të përqendrohet në uljen e marrjes së kalorive dhe jo në ndalimin e marrjes së tyre. Përvec kësaj, duhen rritur shpenzimet (djegiet) ditore të kalorive, me anë të ushtrimeve të rregullta.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — këshilla për dokumentim diskret dhe kujtime familjare

Udhëzime praktike për familje dhe audiencë: si të përgatiteni për një festival kulturor, të dokumentoni në mënyrë diskrete dhe të ruani kujtimet pa cenuar artistët dhe trashëgiminë kulturore.

Pastrim dhe organizim — Kënd studimi për një fëmijë: hap pas hapi për rend, ergonomi dhe siguri

Udhëzues hap pas hapi për të krijuar dhe ruajtur një kënd studimi për një fëmijë: rend, organizim praktik, rregulla bazë ergonomike dhe masa sigurie kundër kimikateve dhe helmimeve.

Flokët | Kujdesi i trupit me rutinë të thjeshtë: rutinë 10‑minutëshe për ditët e zëna

Rutina e shkurtër 10‑minutëshe për flokë dhe trup sjell hapa praktikë të mbështetura nga rekomandimet dermatologjike: larje e butë, mbrojtje nga dielli dhe klori, dhe zakone të përditshme që parandalojnë dëmtimin.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — paketë praktike për komoditet, shtresa dhe aksesorë të ne

Udhëzues praktik për gra që marrin pjesë në festa kulturore: si t’u qaseni ngjarjeve me respekt, të përgatiteni për ndryshime moti dhe ditë të gjata, dhe si të mbështesni krijuesit lokalë në mënyrë të qëndrueshme.