Si të arrini grim të përsosur për plazh

spot_imgspot_img

Masa e vërtetë e kozmetikës për në plazh është gjë shumë delikate, nëse përdorni shumë shkrihet dhe rrjedh dhe keni ndjesinë e ngjitësit, dhe nëse keni vënë shumë pak, mund të ndjeheni të pasigurta. Ja, pra, një udhëzues për grim të përkryer për plazh, vetëm në disa hapa.

Shumë grim, shkakton vetëm efekt të kundërt

HAPI I PARË

Në vend të kremës së zakonshme për fytyrë, gjatë verës përdorni ndonjë nga kremat të cilat në vetvehte kanë përbërës që mbrojnë nga dielli, dhe duke pasur parasysh se fytyra juaj është gjithmonë e ekspozuar ndaj diellit, kjo le të ju bëhet një praktikë nga fundi i pranverës deri në vjeshtën e vonuar.

HAPI I DYTË

Vendosni një maskë transparente për të parandaluar shkrirjen (rrjedhjen) dhe njollosjen e grimit, kurse hijëzimi i artë ju thekson tenin.

HAPI I TRETË

Nëse ndjeni se duhet të keni një lloj të bazës më të fortë, nëse keni lëkurë të thatë përdorni kremë hidratuese të tonalizuar, kurse nëse lëkura e juaj është e yndyrshme, pudër në formë guri.

HAPI I KATËRT

Shmangni shkëlqyesit e buzëve, dhe zgjedhni vaj apo balsam për buzë në formë stiku. Kjo do t’i japë buzëve tuaja dozën e duhur të ngjyrës dhe ndjenjë të butë dhe të lëmuar.

HAPI I PESTË

Frizura e juaj le të jetë e thjeshtë, dhe mbani kaçurrela të lëshuar natyrshëm, ose lyeni flokët me ‘gel’ për të arritur pamje të frymëzuar nga pistat e modës./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Paragjella: si të planifikoni dhe parapërgatisni vakte për javën për familje

Paragjella praktike për familje: si të organizoni një plan mujor me vakte të balancuara, të parapërgatitura në mënyrë të sigurt dhe me kursim kohe. Artikulli shpjegon parimet e dietës së shëndetshme, si të krijoni menu javorë dhe rregullat kryesore të higjienë

Ushtrime‑pushimi — lista bazë për kutinë e parë të ndihmës në shtëpi (udhëzime të përgjithshme)

Udhëzime praktike dhe të përgjithshme për të përgatitur një kuti të parë ndihme në shtëpi: parime të përgjithshme, kategori përmbajtjeje dhe hapa të thjeshtë për kontroll dhe ruajtje, duke sugjeruar verifikimin me autoritetet lokale.

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një udhëzues i lehtë dhe argëtues për ditën: çfarë mund t’ju sjellin yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie. Vetëm për qejf dhe reflektim të lehtë.

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.