Kjo është nuanca e grimit që do të jetë trendi këtë sezonë

spot_imgspot_img

Diçka që gjithmonë tërheq vëmendjen te femrat është fustani i kuq, çizmet e kuqe apo flokët e kuqe. Por ajo që do të jetë trend absolut këtë sezonë është makeup-i i kuq. Po, që tani nuk do të ngjyrosen vetëm thonjtë dhe buzët me të kuqe, por kjo ngjyrë do të bëhet grimi për sy dhe faqe më i popullarizuar. Grimin e kuq qysh herët bukuroshet e famshme e kanë përdorur si të përditshme, e pse jo edhe ti? Natyrisht ekzistojnë shumë nuanca të ngjyrës së kuqe, ashtuqë disa janë të përshtatshme për variantin ditorë, kurse disa të mbrëmjes. Epo të shohim se cili makeup aktualisht po sundon me beauty botën.

Smokey eye

Mënyrë e përsosur të krijosh një figurë të gruas misterioze, kurse në të njëjtën kohë të dukesh joshëse dhe seksi. Grimin smokey eyes të nuancës burgundi mund ta përdorësh gjatë ditës, por edhe në mbrëmje. Dallimi është vetëm në përzgjedhjen e ngjyrave të përshtatshme.

Llajner për sy

Zakonisht vajzat dhe grate përdorin eyeliner ngjyrë të zezë, por çka mendon për eyeliner-in ngjyrë të kuqe të çelë me primesa (shtesa) të ngjyrës portokalli? Zgjidhja më e mire, pavarësisht se keni ten të çiltër apo të errët, është që kapakët e poshtëm t’i freskosh me këtë nuance. Ide e shkëlqyer apo jo?

Skuqësi

Skuqësi është ndoshta edhe grimi më i fortë. I thekson mollëzat tuaja dhe të bën të dukesh më e freskët. Nëse dëshiron skuqës të kuq, këshillohu me grimeren apo kosmetologen se cila nuancë është e përkryer për tenin tuaj. Mbaj mend se nuancat e kuqe janë përzgjedhje perfekte për femrat me flokë të kafta apo të zeza dhe me ten mesatarë apo ngjyrë ulliri.

Buzëkuqi

Çka të thuhet për karminin e kuq, kur për të janë shkruar dhe studiuar aq shumë artikuj. I destinuar për femrat “e zjarrta” të cilat rrezatojnë me vetëbesim. Megjithatë, me nuanca të shumëta dhe të ndryshme në dispozicion, gjithsesi do ta kesh të lehtë të vendosësh a do të përdorësh buzëkuq ngjyrë të kuqe koralore, të kuqe të zjarrtë apo ndoshta ndonjë nuancë të tretë.

Llaku i kuq, sikur buzëkuqi, është diçka që femrat i fascinon me shekuj. Por nuk do të thotë se duhet ta zgjedhësh klasik, manikyr të kuq. Thonjtë mund t’i zbukurosh thjeshtë me lara të kuqe dhe të duken perfektë./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët: Stil sezonal me rrobat që tashmë keni — frizura dhe aksesorë praktikë

Si t’i përshtatni frizurat sezonal me rrobat që keni, duke mbrojtur flokët nga dielli dhe klori. Udhëzime praktike për stilime të lehta, aksesore dhe rutinë pas notit.

Paragjella: si të planifikoni dhe parapërgatisni vakte për javën për familje

Paragjella praktike për familje: si të organizoni një plan mujor me vakte të balancuara, të parapërgatitura në mënyrë të sigurt dhe me kursim kohe. Artikulli shpjegon parimet e dietës së shëndetshme, si të krijoni menu javorë dhe rregullat kryesore të higjienë

Ushtrime‑pushimi — lista bazë për kutinë e parë të ndihmës në shtëpi (udhëzime të përgjithshme)

Udhëzime praktike dhe të përgjithshme për të përgatitur një kuti të parë ndihme në shtëpi: parime të përgjithshme, kategori përmbajtjeje dhe hapa të thjeshtë për kontroll dhe ruajtje, duke sugjeruar verifikimin me autoritetet lokale.

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një udhëzues i lehtë dhe argëtues për ditën: çfarë mund t’ju sjellin yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie. Vetëm për qejf dhe reflektim të lehtë.