Dietë treditore me mjaltë

spot_imgspot_img

Nëqoftëse ndiqni këtë dietë, ju mund të humbisni 2-3 kilogramë në vetëm tri ditë.

Përshkak të përmbajtjes së madhe të vlerave ushqyese, mjalti duhet të konsumohet çdo ditë. Nutricionistët këshillojnë që para fillimit të dietës, të merrni dhe të përdorni mjaltë të cilësisë së testuar, ku prioritet ka lloji i mjaltit të errët.

Dita e parë

Mëngjesi: 2 të verdha të vezës përzieni me një lugë mjaltë. Gjatë çdo vakti të ushqimit, pini çaj me limon ose kafe (pa sheqer).

Dreka: 100 g djathë, 50 g karrota të ziera, 50 g brokoli të zier, 50 g lulelakër e zier. Gjithë këto përbërës përzieni në blender deri sa të arrini një masë kremoze. Si shtojcë, mund të konsumoni çaj ose kafe me një lugë mjaltë.

Darka: një pjatë supë perimesh, një fetë bukë integrale si dhe një mollë, dardhë apo edhe portokall.

Para se të flini gjumë, mund të konsumoni çaj me limon.

Dita e dytë

Mëngjesi: njejtë sikur ditën e parë.

Dreka: bëni krem nga një vezë e zier, një lugë mjaltë dhe 100 g gjizë. Gjatë çdo vakti të ushqimit pini çaj me limon ose kafe.

Darka: 150 g peshk ose fileto pule, një pjatë e vogël sallatë perimesh si dhe çaj me limon.

Dita e tretë

Mëngjesi: njejtë si në ditën e parë + një mollë.

Dreka: 50 g djathë, një fetë bukë e thekur, një pjatë perime të freskëta me lëng limoni.

Darka: 300 g perime të ziera, një vezë e zier, një gotë çaj me një lugë mjaltë.

Shënim: Çdo ditë, patjetër të konsumoni gjysmë limoni! /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Përgatitje paraprake: ide të shpejta për vakte të javës

Udhëzues praktik për përgatitje paraprake të vakteve të javës: parime të shëndetshme të ushqyerjes, ide të shpejta për mëngjes, drekë dhe darkë, dhe rregulla kryesore të higjenës për ruajtje dhe ngrohje të sigurt.

Frizura praktike për ndryshimin e stinës: si t’i përshtatni flokët me copat që keni në gardërobë

Udhëzues praktik me ide konkrete se si t’i përshtatni frizurat me copat që keni në garderobë kur ndryshon stina — me këshilla për materiale, kujdes ndaj dëmtimit nga dielli ose pishina, dhe testim në dritë natyrale.

Yjet e ditës: horoskop argëtues për 12 shenjat (26.08.2026)

Një horoskop argëtues për 12 shenjat më 26 gusht 2026: parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie — vetëm për argëtim.

Hyrja e shtëpisë: zgjidhje funksionale dhe mikpritëse për hapësira të vogla

Si të organizoni hyrjen e shtëpisë në hapësira të vogla duke kombinuar mikpritjen me masa të thjeshta sigurie për kimikatet shtëpiake — ide praktike dhe këshilla për trajtim dhe depozitim.