Ja se si t’i shpëtoni kruarjeve nga kafshimi i mushkonjave

spot_imgspot_img

Po afrohet sezoni kohërave të ngrohta dhe të bukura, dhe bashkë me të edhe gumëzhima e mushkonjave si dhe kafshimi i tyre.

Në këtë kohë, mushkonjat janë të pashmangshme duke shkaktuar kruarje acarruese si dhe krijimin e njollave të kuqe. Veçmë kemi shkruar më herët për mënyrën se si të bëni në shtëpi preparate të pakëndshme natyrore, por pa marrë parasysh se sa përpiqeni për t’u mbrojtur, disa mushkonja janë ende në gjendje që të gjejnë rrugë për ushqim – në trupin tonë. Por, a e dini se ekziston një ilaç shumë i thjeshtë, konkretisht një trik interesant që mund ta zgjidhni krejtësisht kruarjen – për vetëm një minutë? Ja se si…

E tëra çka duhet të bëni është të ngrohni një lugë shtëpiake të metaltë në ujë të nxehtë (për rreth gjysmë minuti) dhe pastaj ta shtypni direkt në vendin e kafshimit.

Mbajeni lugën fort rreth lëkurës për një minutë.

Kur ta hiqni lugën, kruajtja padyshim do të largohet.

Në fakt, kur jemi të kafshuar nga mushkonjat, derisa thithin gjak, ato në lëkurën tonë injektojnë edhe disa proteina të caktuara që gjaku nuk mund t’i koagullojë. Këto proteina janë shkaku për kruarje, mirëpo ato nuk mund t’i mbijetojnë temperaturave mesatarisht të larta – siç mund ta shkaktojë luga e nxehur.

Ënjtja mund të qëndrojë edhe për disa ditë më shumë, por më e rëndësishmja është se kruajtja e pakëndshme do të zhduket mënjëherë.

Mundohuni ta provoni!

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.