Mund të ndaloni së besuari në këtë gënjeshtër të rruajtjes

spot_imgspot_img

Me rruajtjen i lidhim shumë mite, mirëpo njëri është i veçantë- për shkak të rruajtjes qimet na rriten më shpejtë dhe janë më të trasha se më parë!

Gjithsesi, mendojmë se kjo gjë nuk duhet të besohet.

Është njejtë nëse jeni përcaktuar për rruajtje apo depilim, është fakt se ne femrat me këtë “sport” duhet të merremi tërë jetën. Edhepse në trend janë kthyer qimet dhe natyrshmëria, mund të themi se eliminimi i qimeve nuk është çështje estetike por edhe higjiene. Depilimi në esencë është shkulja e qimeve me këtë apo atë metodë, është mënyrë më e shëndetshme dhe afatgjate e eliminimit të qimeve mirëpo rruajtja i ka përparësitë e saj: është praktike, më pak e kushtueshme, qimet eliminohen shpejtë dhe pa nevojë për salone kozmetike.

Të rralla janë femrat që nuk përdorin aspak brisk të rrojes, së paku tek pjesa e sqetullave, por ajo që ngelet në mendimet tona është ideja se pas rruajtjes qimet bëhen më të forta dhe të ngjashme me ato mashkullore. Kosmetologët dhe dermatologët paralajmërojnë se rruajtja nuk ka ndikim në folikulën e qimeve dhe pretendimet se pas saj qimet rriten shpejtë dhe janë më të trasha janë bindje individuale.

E pse atëherë pas rruajtjes qimet na duken më të trasha, më të shpeshta dhe se rriten më shpejtë?

Kjo ndodh për shkak të perceptimit.

Qimet rriten sipas ritmit të tyre, pavarësisht se ku ndodhen. Andaj këtë mit lirisht mund ta harroni!/kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.