Fjetja në krah, më e shëndetshme

spot_imgspot_img

Shtrembërimi i trupit gjatë fjetjes mund të shkaktojë stres dhe tendosje të shpinës, qafës, supeve, madje edhe nofullës.

Ekspertët këshillojnë që të mbani pozitë sa më të rehatshme gjatë shtrirjës veçanërisht të shpinës dhe qafës, në mënyrë që të ruhet forma trupore. Ata gjithashtu theksojnë se gjatë fjetjës në bark ju i bëni keq shëndetit tuaj dhe kjo shkakton degjenerim të shpinës. Problemi i këtij pozicioni është se lodhen muskujt dhe ligamentet rreth shpinës dhe krijon presion në nervat e duarve, gjë që sjell deri në mpierje të tyre gjatë tërë ditës.

Përveç kësaj, ky pozicion nuk rekomandohet sepse pesha trupore mund të shtyp mushkëritë duke penguar ciklin e frymëmarrjes dhe paraqet presion të panevojshëm në gjoks.

Gjatë pozitës së gjumit në shpinë, problem është se gjuha mund të bjerë poshtë dhe të bllokojë kanalet e frymëmarrjes. Ky pozicion nuk preferohet për ata persona që vuajnë nga apnea e gjumit. Gjithashtu, ata që flejnë në shpinë janë më të prirur që të gërhasin.

Personat me sëmundje të zemrës, sëmundje të frymëmarrjes, glaukoma ose disa sëmundje të stomakut, mund të përfitojnë nga ky pozicion nëse shtrihen në shpinë duke vendosur jastëk nën të.

Sipas ekspertëve, fjetja anash konsiderohet si pozita më e mirë e gjumit pasi ajo i përshtatet lakimit natyral të boshtit kurrizor.

Për mbështetjen e kokës rekomandohen jastëk të mesëm dhe të dendur, ndërsa që të përmirësoni pozicionin mund të vendosni jastëk edhe mes gjunjëve.

Neqoftëse personat kanë shtypje të lartë të gjakut, preferohet nga mjekët që ata të flejnë në anën e majtë, ndërsa personat që vuajnë nga gurët në veshka duhet të flejnë në anën e djathtë. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.

Trend: Ndërto gardërobën kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri

Udhëzues praktik për të ndërtuar një gardërobë kapsulë funksionale dhe të qëndrueshme për punë dhe jetën e përditshme, me fokus tek zgjedhja e materialeve, mirëmbajtja dhe kombinimet bazë.

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — 3 versione të plota me proteina lokale për familje në Kosovë dhe Zvicër

Tre receta të thjeshta e sezonale me proteina lokale — mish pule, pulëbardhë të ziera dhe kombinim me bishtajore — të përshtatura për drekë familjare në Kosovë dhe Zvicër, me këshilla për ushqyerje të balancuar dhe higjienë ushqimore.

Kalkulator i lëvizjeve të shpejta: lëvizja e lehtë dhe qëndrimi i trupit gjatë ditës

Udhëzime praktike për të përdorur një “kalkulator” të lëvizjeve të shpejta: si të shtoni lëvizje të shkurtra gjatë ditës dhe si të ruani qëndrimin e trupit për të mbështetur parandalimin e sëmundjeve jo-infektive dhe një stil jete më aktiv.