6 gjëra që nuk i keni ditur për dyllin nga veshët tuaj!

spot_imgspot_img

E dijmë që ndoshta nuk dëshironi të mendoni shumë rreth dyllit nga veshët, por e vërteta është se ai flet shumë rreth juve – e jo vetëm kur është fjala për higjienën personale. Në vazhdim po ju paraqesim 6 fakte të cilat ndoshta nuk i dinit.

 1. DYLLI NDALON KRUARJEN E VESHËVE

Një nga gjërat e dobishme të dyllit është se e mban veshin të lëngët ashtu sikur lotët që mbajnë sytë. Përveç kësaj, dylli parandalon tharrjen dhe kruarjen e veshëve.

 2. DYLLI MBAN (RELATIVISHT) TË PASTËR VESHIN

Dylli është një kombinim i sekrecionit nga veshi, qelizat e vdekura të lëkurës si dhe papastëritë dhe pluhuri që grumbullohet në veshë. Megjithatë, pjesa e formuar e dyllit zhduket vetvetiu kështuqë nuk keni nevojë për shkopinj pastrues në veshët tuaj. Në fakt, nëse pastroni dyllin te veshët keni gjasa më shumë të bëni dëm sesa dobi duke shtyrë dyllin edhe më tej brenda kanalit të veshit. Shumica e eksperteve janë dakord që mos të praktikohet pastrimi i dyllit nga veshët, pasi nëse përdoret për një kohë të gjatë, keni mundësi që të humbni shqisën e dëgjimit.

 3. DYLLI FLET SHUMË RRETH AROMËS SUAJ

Disa njerëz kanë dyll të lagësht, ndërsa disa të tjerë të thatë. Dylli i trashë dhe i bardhë nënkupton se ju mund të keni mungesë të kemikateve të caktuara të djersës, e cila çon deri në erën e trupit.

 4. DYLLI NDRYSHON NGA RACA NË RACË

Sipas një studimi të kryer, thuhet se butësia apo thatësia e dyllit ka të bëjë me paraardhësit tuaj (gjenetike). Me këtë rast është zbuluar se ashtu sikur me djersën, përbërësit kimik në veshë dallojnë në raca të ndryshme si dhe molekula që prodhojnë erë në përgjithësi kanë njerëzit e racës së bardhë sesa ata të Azisë Lindore.

 5. STRESI APO FRIKA, MUND TË RRIT PRODHIMIN E DYLLIT

Gjëndrrat e veshëve, që janë përgjegjëse për sekretimin apo tajitjen e dyllit, i përkasin grupit të gjëndrrave apokrine, të cilat janë përgjegjëse për aromat më të theksuara të djersës. Stresi, ashtu sikur shkakton rritjen e djersës, ai shkakton edhe rritjen e sektretimit të dyllit në veshët tuaj.

 6. MOS PËRDORNI NDRIÇUES

Nëse mund të hiqni dorë nga shkopinjtë pastrues për veshët, ju mund të hiqni dorë gjithashtu edhe nga metoda e qirinjve ndriçues për pastrimin e veshëve. Si rezultat i kësaj, ju mund të ndezni veshët tuaj por gjithashtu të bllokoni edhe kanalet e veshit. Nëse insistoni të pastroni veshët, praktikoni larjen e veshëve me ujë të ngrohtë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.