4 gabimet më të mëdha që femrat i bëjnë gjatë kujdesit të fytyrës

spot_imgspot_img

A keni edhe ju zakone të këtilla, është koha t’i ndryshoni!

  1. Mospastrimi i fytyrës para gjumit

Nëse e shmangni këtë procedurë, e rrezikoni lëkurën tuaj. Si? Numër i madh i baktereve dhe papastërtive që grumbullohen gjatë ditës mund të depërtojnë në pore. Dhe jo vetëm që mund të shkaktojë puçrra të padëshirueshme, por shkakton edhe dehidrimin e lëkurës e cila pason paraqitjen e parakohshme të rrudhave.

  1. Shtypja e puçrrave

Mos i prekni puçrrat dhe miteseret që ndodhen në fytyrën tuaj! Momentin kur dëshironi të bëni diçka me to, mos harroni se vetëm mund të shkaktoni skuqje, infektim dhe problem edhe më të madh se më herët. Kurse në rastin më të keq ju mbetet shenjë.

  1. Aplikimi i kremit vetëm në fytyrë

Përveç fytyrës poaq e rëndësishme është edhe zona e qafës dhe dekoltesë. Pikërisht këto janë treguesit më të mirë të viteve – skuqja, njollat e kafta dhe rrudhat parasegjithash shfaqen këtu. Për këtë kur aplikoni kremë në fytyrë, përpiquni ta lyeni edhe këtë pjesë. Automatikisht siguroni pamje më të re në vitet e mëvonshme.

  1. Shmangni produktet kundër plakjes (anti-age)

Ndoshta mendoni se jeni akoma e re për produkte kundër plakjes, por nëse filloni t’i përdorni në të njëzetat, mundësitë janë të mëdha që në të dyzetat do të dukeni për dhjetë vite më e re. Edhe për ato vlenë rregulli i aplikimit në fytyrë, qafë dhe dekolte, mos harroni!/kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Floket: 6 frizura të shpejta — makeup minimal dhe praktik për ditët e zëna

Gjithçka që ju duhet për ditët e zëna: 6 frizura shpejta, hapa praktikë për t’i bërë shpejt dhe këshilla të kujdesit për të mbrojtur flokët nga dielli, klori dhe dëmtime të përditshme.

Recetë tradicionale shqiptare: Byrek me spinaq e djathë — version modern dhe praktik

Një recetë moderne dhe praktike e byrekut me spinaq e djathë, që ruan shijen tradicionale por përshtatet për një ushqim më të balancuar dhe përdorim të thjeshtë në familje.

Horoskop ditor për argëtim: 12 shenja — dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop argëtues ditor që sjell parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo për të qeshur, reflektuar pak dhe për t9u argëtuar sot.

Moda: si të dalloni materialet dhe të zgjidhni rroba që zgjasin për garderobën e përditshme

Si të dalloni materialet dhe të blini rroba që zgjasin: udhëzime praktike për të lexuar etiketat, përkujdesjen dhe zgjedhjet që reduktojnë ndikimin mjedisor dhe rritin jetëgjatësinë e garderobës.