Si të keni një tension normal?

spot_imgspot_img

Dhjetë mënyra për ta rregulluar hipotensionin dhe për t’u liruar nga lodhja. Hipotensioni zakonisht shfaqet si rezultat i qarkullimit të dobët të gjakut.

Nëse shpesh jeni të lodhur e të rraskapitur, nëse ndjeni se ju mungon energjia dhe jeni si të fjetur, nëse keni marramendje dhe ndjeheni të ligështuar, me shikim të turbulluar, me siguri keni tension të ulët të gjakut apo hipotension. Simptomat nuk janë gjithmonë të njëjtat dhe nuk shfaqen të gjitha përnjëherë. Përvec këtyre që përmendëm, shenja të hipotensionit janë edhe apatia, mbamendja e dobët, si dhe shpërendrimi.

Shtypjen mund ta rrisin edhe cajrat rozmarine, cajrat e hithrave, si dhe caji i gjelbër. Në mjekësinë popullore caji i rozëmarinës është më i popullarizuari për ngritjen e shtypjes së ulët të gjakut.  Mund të pihen 2-3 gota nga ky caj në ditë. Përgatitja e saj bëhet me përvëlimin e një luge rozëmarine me një gotë ujë të valuar. Kjo lihet të ftohet rreth 10 minuta. Këshillë: këtë caj nuk duhet pirë në orët e vona të pasdites, pasi ndjell pagjumësi.

3. Verë rozmarine

Në një litër verë cilësore duhet të shtoni një grusht rozmarinë. Këtë përzierje ruajeni në shishe qelqi plot shtatë ditë. Cdo ditë duhet ta tundni mirë. Në ditën e tetë duhet ta kulloni verën dhe pastaj të pini përditë prej saj nga një gotë rakije para mëngjesit dhe një para dreke.
4. Kafeja për efekt të shpejtë

Ekziston besimi se kafja e ngrit shtypjen e gjakut prandaj shumë njerëz preferojnë ta nisin ditën me të. Kafja si diuretik, në fillim e ngrit shtypjen, por më vonë  rëzon, prandaj nuk duhet tepruar me këtë pije. Kjo rregullë vlen më shumë për kafet më të përqëndruara sic është espresoja dhe neskafeja. Nuk duhet pirë më shumë se dy-tri kafe në ditë. Pas kafesë së mëngjesit, personat që kanë tension të ulët të gjakut, duhet të hanë senduic me djathë dhe gjalpë, pasi ushqimi i njelmët e ngrit tensionin.

5. Kripa me jod

Hani ushqiim me kripë, ai e lidh ujin në organizëm. Rekomandohet kripë e jodizuar, pasi jodi e përshpejton qarkullimin. Nëse e përdorni jodin në gjella, përdoreni në sasi më të madhe, pasi gjatë zierjes ai humbet.

6. Porcione më të vogla

Vaktet jo të rregullta e ngadalësojnë qarkullimin e gjakut, kështu që njerëzit me hipotension ndjejnë lodhje të vazhdueshme, si dhe ndjehen pa energjinë e nevojshme për funksionim normal. Megjithatë, nuk është mirë as të teprohet me ushqim, pasi me porcione të bollshme e rrëzojmë shtypjen e gjakut. Përvec kësaj kjo mënyrë e të ushqyerit e dëmton edhe peshën normale të trupit. Rekomandohet xhinxhifili, hudhra, pershuni, hithrat, qershizat, dredhëzat, limuni, spinaqi, patatet.

7. Një grusht fruta të thatë

Frutat dhe farat e stimulojnë punën e gjëndrave, i ngushtojnë enët e gjakut dhe e përmirësojnë qarkullimin. Mund të hani një grusht fruta të thatë dhe fara në ditë, p.sh. bajame, lajthi, arra apo fara kungulli.

8. Një gotë lëngë rrepe

Është i njohur si bar kundër plakjes dhe anemisë. Nga një gotë lëng rrepe të kuqe në ditë, për një javë mund ta përmirësojë dukshëm tensionin tuaj të ulët.

9. Vitamina C dhe B

Këto dy vitanima janë shumë të rëndësishme në luftën me tensionin e ulët. Duhet të merren rregullisht.

10. Ushtroni

Ushtrimet janë të patjetërsueshme për ta stabilizuar tensionin e gjakut. Por, megjithatë nuk duhet të merret shumë me sforcim, pasi kjo gjë mund të ketë shumë efekte anësore. Për fillim rekomandohen ecje të ngadalshme, që mund të rriten në vrap më vonë, madje edhe në staza të gjata. Rekomandohet ecja e shpejtë, vrapi i ngadalshëm, noti apo ciklizmi. /gruaja-sot/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.