8.1 C
Priština
More

    10 gjërat që nëna nuk ua tregoi kurrë

    spot_imgspot_img

    Më poshtë keni 10 gjërat të cilat nëna juaj nuk ua tha kurrë, por që ajo i ka bërë dhe i ka ndjerë.

    1. E keni bërë të qajë…shumë. Nëna juaj ka qarë kur ka kuptuar se është shtatëzënë, ka qarë gjatë lindjes, ka qarë kur ju ka mbajtur në duar për herë të parë. Ka qarë nga gëzimi dhe ka qarë nga frika, ka qarë sepse ka ndjerë dhembjen apo gëzimin tuaj.

    2. Dëshiroi për vete atë pjesë të fundit të ëmbëlsirës. Mirëpo kur ju pa jeni duke e shikuar me ëndje ua jep juve pjesën e fundit sepse barku juaj është më i rëndësishëm për të se vetvetja.

    3. Kishte dhembje. Kur ia shkulnit flokët, kishte dhembje; kur e tërhiqnit me ata thonj të mprehtë, kur e kafshonit gjatë thithjes së gjirit. I keni lënduar brinjët gjatë shtatëzënisë, i keni fryrë barkun pë nëntë muaj dhe më pas në dalje i keni shkaktuar dhembje dhe agoni.

    4. Ajo gjithmonë frikohej. Që nga momenti i fekondimit ajo bëri çmos që të ju mbrojë. Zemra e saj rrahte me shpejtësi kur i bënit hapat e parë, ajo rrinte deri vonë që të sigurohej se jeni kthyer mirë e shëndosh. Ajo gjithnjë ishte këtu që të shihte nëse çdo gjë është në rregull.

    5. Ajo e di se nuk është e përsosur. Ajo i di të gjitha dobësitë e saj dhe ndonjëherë e urren veten për ato. ëshët vetëkritike dhe është e ashpër me veten kur bëhet fjalë për ju. Ajo dëshironte që të jetë nëna perfekte, mirëpo ja që është njeri dhe ka gabuar ndonjëherë. Ajo dëshiron me tërë zemrën e saj që të kthehet në kohë dhe të përmirësojë gabimet, mirëpo në fund mbani mend se ka bërë më të mirën e mundshme.

    6. Ju shikonte se si keni fjetur. Kishte netë kur ajo rrinte zgjuar deri në 3 pas mesnate, duke u lutur që t`ju zë gjumi. Mezi i mbante sytë hapur kur ju këndonte ninulla, dhe kur të binit në gjumë, ajo do të shtrihej afër jush dhe do të vëzhgonte fytyrën tuaj engjullore duke përjetuar më humë dashuri sesa ajo që dinte se është e mundur të ndjehej.

    7. Ju ka mbajtur më tepër se nëntë mua. Ju keni patur nevojë për të, andaj ajo ju mbante edhe kur pastronte, kur hante ushqim, kur flinte. Krahët e saj do të lodheshin dhe do të shkaktonin dhimbje, mirëpo ajo ju mbante në krah sepse ju dëshironte afër.

    8. Zemra i thyhej çdoherë që qanit me zë. Nuk kishte tingull më të mërzitshëm se vaji juaj, apo pamje më tmerruese sesa lotët tuaj në fytyrën tuaj engjullore. Ajo bënte çmos që të ndalonte vajin dhe lotët e juaj.

    9. Ju ishit prioritet. Ajo qëndronte pa ushqim, pa bërë dush dhe pa gjum, gjithmonë duke vënë nevojat e juaja para atyre personale. Ajo do harxhonte tërë ditën duke plotësuar nevojat e juaja dhe në fund të ditës nuk do të kishte energji për të plotësuar nevojat personale. Ashtu e lodhur, ditën e nesërme do zgjohej dhe do t`ia niste nga fillimi, sepse ju ishit gjithçka për të.

    10. Ajo prapë do t`i bënte të gjitha. Të jesh nënë është nëj nga punët më të vështira që ndokush mund t`i bëjë dhe kërkon tejkalimin edhe të kufjve personalë. Nuk ka vështirësi më të mëdha se ato të nënave, mirëpo gjithashtu përjetohen ndjenjat më fisnike dhe më bujare në botë. Edhepse do të përjetonte dhimbje, lodhje, mundim, nëse pyesni nënën tuaj se a do të përsërisnit gjithçka ajo do t`ju thoshte se po. Andaj herën tjetër që e shihni nënën tuaj, thuani se e doni dhe falemnderoni për sakrificat./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...