‘Selfiet’ mund të çojnë në rritje të kërkesave për kirurgji plastike

spot_imgspot_img

Me ardhjen e telefonave inteligjentë erdhi rritja e ‘selfieve’, të shpërndara çdo ditë nga miliona persona që kërkojnë “like” në mediat sociale.

Por një studim i vogël i ri sugjeron se, ndryshe nga fotot e bëra me kamera të rregullta, ‘selfiet’ e smartfonëve shtrembërojnë tiparet e fytyrës në një mënyrë jo shumë të këndshme. Dhe ato rezultate jo tërheqëse, mund të ushqejnë dëshirën për kirurgji plastike.

“Mediet sociale kanë çuar në një rritje të kërkesave për kirurgji plastike nga pacientët për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit për pamjen e tyre”, shpjegoi autorja e studimit Dr. Bardia Amirlak.

Është një trend që ka nisur që nga viti 2014, shtoi Amirlak, një profesor i kirurgjisë plastike në Qendrën Mjekësore Jugperëndimore të Universitetit të Teksasit në Dallas.

Ky zbulim u bazua në punën me 23 gra dhe shtatë burra, të cilët të gjithë dolën vullnetarë për t’i bërë fotot e tyre në tre mënyra të ndryshme.

Pjesëmarrësit varionin nga mosha 24 deri në 62 vjeç (në një moshë mesatare 34 vjeç). Shtatë prej tyre kishin kryer më parë një operacion estetik dhe/ose kishin kryer procedura që përfshinin injeksione kozmetike.

Një fotografi jo-‘selfie’ është bërë me një aparat fotografik standard, i vendosur rreth pesë metra larg çdo subjekti. Por dy fotot e tjera ishin ‘selfie’ me smartfonë. Njëra është marrë në një distancë prej 30 centimetrash, për të pasqyruar ‘selfiet’ e marra me bërryl të përkulur, ndërsa tjetra është bërë në gjysmë metra distancë.

“Ne zbuluam se gjatësia e hundës në selfie ishte më e gjatë në krahasim me fotografinë e rregullt klinike. Dhe raporti i bazës së hundës me gjerësinë e fytyrës u ul në selfie. Ndërkohë, gjatësia e mjekrës ishte më e shkurtër në ‘selfie’, krahasuar me fotografinë klinike”, tha Amirlak.

Krahasuar me një imazh standard portreti,’selfiet’ 12 inç bënë që hunda të dukej 6.4 për qind më e gjatë, ndërsa ‘selfiet’ 18 inç prodhonin hundë që dukeshin të ishin 4.3 për qind më të gjata, zbuluan hetuesit.

Kur iu kërkua të rishikonin fotot, vullnetarët e kuptuan qartë problemin e ‘selfieve’. Shumë pjesëmarrës vunë re gjithashtu se fytyra e tyre dukej “më proporcionale” në fotot konvencionale.

Amirlak tha se gjetjet theksojnë sesi telefonat inteligjentë mund të dëmtojnë vetëbesimin e atyre që kërkojnë kirurgji plastike.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.