Ngrënia e tepërt e mishit rrit rrezikun për infertilitet te burrat

spot_imgspot_img
Burrat që hanë shumë mish rrisin rrezikun për t’u bërë infertilë, ka pohuar një studim.
Ekspertët paralajmëruan se ata që planifikojnë të kenë një fëmijë duhet të sigurohen që po hanë nivele të kufizuara mishi pule, viçi dhe qengji.

Hulumtimi, i kryer në Universitetin e Worcester, zbuloi se dietat me proteina të larta ulin testosteronin e meshkujve me 37 për qind, shkruan The Sun.

Për njeriun mesatar, kjo do të shkaktonte testosteron të ulët mjekësor (hipogonadizëm), thanë ekspertët.

Studiuesi kryesor Joe Whittaker, një nutricionist, tha: “Nivelet e ulëta të testosteronit shkaktojnë numër të ulët të spermës, që është përcaktuesi kryesor i fertilitetit të meshkujve. Në studimin tonë, dietat me proteina të larta shkaktuan testosterone të ulët, kështu që ka shumë të ngjarë që ato të shkaktojnë edhe numër të ulët të spermës, gjë që do të reduktonte fertilitetin e meshkujve”.

Testosteroni i ulët lidhet gjithashtu me sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe Alzheimer. Punimi, i botuar në revistën akademike Nutrition and Health, i përshkroi efektet si “helmim nga proteinat”, që është kur zbërthimi i proteinave në amoniak bëhet toksik.

Ai sugjeroi se trupi mund të bëhet shumë i zënë në ndreqjen e helmimit nga proteinat, saqë ai shtyp prodhimin e testosteronit.

Whittaker tha: “Do të duheshin një deri në dy javë për të parë shenjat e para të helmimit me proteina, si të përziera, diarre dhe testosteron i ulët (duke përfshirë simptomat e lidhura, p.sh. dëshirë e ulët seksuale).

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.