Zakoni që i bën fëmijët agresivë

spot_imgspot_img
Një analizë tregoi se fëmijët që kalojnë më shumë kohë para ekranit kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje të brendshme, si ankthi apo depresioni.
Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të vuajnë nga një sulm agresioni ose pakujdesi, dy shenja të sjelljes së jashtme.

Studiuesit kanadezë thonë se ka një “mungesë konsensusi” nëse koha e kaluar para një ekrani ka një efekt të dëmshëm për fëmijët.

Megjithatë, pas shqyrtimit të 87 studimeve të vjetra për këtë temë, ku përfshiheshin rreth 160 mijë fëmijë, ata vlerësuan se të dhënat tregojnë se ky është një zakon që ndikon keq në sjelljen e tyre.

Autorja kryesore Sherry Madigan dhe kolegët kanë vënë në dukje se vetëm të qenit para një ekrani mund të mos jetë as një shkas për probleme të sjelljes. Në vend të kësaj, shikimi i përmbajtjeve të papërshtatshme ose të dhunshme mund të çojë në sjellje agresive, ndërsa tërheqja nga shoqëria ose çrregullimet e gjumit mund të shkaktojnë ankth dhe depresion.

Udhëzimet globale tregojnë se fëmijët nën moshën dy vjeç duhet të shmangin plotësisht ekranet, ndërsa fëmijët nga mosha dy deri në pesë vjeç duhet të kalojnë më pak se një orë në ditë para ekraneve.

Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore JAMA Psychiatry. Kritikët e këtij studimi besojnë se është e gabuar të pretendohet se rëndësia statistikore e rezultatit të përgjithshëm është informuese në çfarëdo mënyre. Ata thonë se studimi tregon vetëm një për qind “të ndryshueshmërisë së problemeve psiko-sociale në korrelacion me forma të ndryshme të kohës së kaluar para një ekrani”.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.