Ramazani është afër, këto janë 4 përfitime të mëdha shëndetësore nga agjërimi

spot_imgspot_img
Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar me sukses pastrimi shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet, tani shkencëtarët më eminentë të botës tregojnë vazhdimisht edhe për efektet shëruese që i sjell agjërimi në shëndetin tonë.
Agjërimi jua forcon trurin

Nuk ka dyshim se do t’i vëreni edhe vet efektet pozitive që agjërimi i sjell në mirëqenien tuaj mendore dhe fokusin shpirtëror, por efektet e agjërimit në tru janë edhe më drastike nga ç’mendoni

Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka konstatuar se fokusi mendor që arrihet gjatë Ramazanit e shkakton trupin të prodhojë më shumë qeliza të trurit, dhe rrjedhimisht e përmirëson funksionin e tij.

Gjithashtu ju keni edhe zvogëlim të kortizolit – hormon i stresit

Agjërimi ju ndihmon të hiqni dorë nga shprehitë e këqijaPër shkak se do të jeni duke agjëruar gjatë ditës, Ramazani është periudhë e përsosur për të hequr dorë nga shprehitë e këqija. Shprehitë si tymosja e duhanit apo konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer mund t’i largoni shumë lehtë përmes agjërimit sepse trupi gradualisht mësohet me mungesën e tyre derisa ta keni hekur krejtësisht varësinë.

Kolesterol më të ulët

Të gjithë e dimë se humbja e peshës është një nga efektet fizike që i ka agjërimi. Por, veç kësaj, një ekip i kardiologëve nga Emiratet e Bashkuara ka konstatuar se personat që agjërojnë përjetojnë reduktim të kolesterolit në gjakun e tyre. Kolesteroli i ulët e përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Detoksikimi i trupit

Përveç se agjërimi i ndihmon besimtarët ta pastrojnë vetën shpirtërisht, ai gjithashtu është fantastik edhe për detoksikimin apo pastrimin e trupit. Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi fillon ta detoksikojë veten dhe i largon toksina e dëmshme që mund të gjenden në depozitat e yndyrës.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: si të riktheni lagështinë dhe butësinë e flokëve pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Si t’i riktheni lagështinë dhe butësinë flokëve pas ekspozimit në diell duke përdorur hapa të thjeshtë për ftohje, hidratim dhe mbrojtje të skalpit, duke u bazuar në udhëzimet e institucioneve shëndetësore për ditët me vapë.

Te-zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — playlist, dekor dhe mikpritje për 4

Udhëzues praktik për një mbrëmje intime me muzikë shqiptare në shtëpi për katër persona: si të përzgjidhni playlistën, të krijoni atmosferë me dekor të thjeshtë dhe të rregulloni mikpritjen në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: si të organizoni shëtitjen e përditshme dhe veshjen e foshnjës — udhëzime praktike

Një udhëzues praktik për të organizuar shëtitjen e përditshme të foshnjës dhe për të menduar rreth veshjes së saj, me parime të thjeshta për sigurinë, mirëqenien dhe integrimin me ushqimin dhe pushimin.

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — ide të shpejta për familjet pune në Kosovë dhe diasporë

Ide praktike dhe receta të shpejta për sallata stinërore drekash që kombinojnë perime sezonale, burime proteine dhe rregulla të thjeshta higjenike për familjet punëtorë në Kosovë dhe diasporë.