Mos i puthni foshnjat – Rreziqet që vijnë për shëndetin e tyre

spot_imgspot_img

5 arsye pse puthjet mund të jenë shumë të rrezikshme.

Puthja e bebeve është një rrezik të cilin nuk duhet ta nënvlerësoni edhe pse bëhet fjalë për një gjest dashurie.

Të porsalindurit kanë një sistem imunitar jo të maturuar mirë dhe për pasojë rreziqet janë të mëdha duke qenë se ai ka ardhur nga një ambient steril si barku i nënës. Një puthje mund të jetë e rrezikshme për 5 arsye:

Bakteret

Në gojë ndodhen shumë baktere të cilat për trupin e të rriturit nuk janë të rrezikshme, por për të porsalindurin po! Edhe në duar duhet të evitohen pasi fëmija i fut në gojë dhe për pasojë fut bakteret në organizëm.

Herpesi

Bëhet fjalë për puthjet në gojën e të porsalindurve, pasi krahas baktereve mund të transmetohet tek fëmija një herpes, i cili për beben është një virus i rrezikshëm. Rreziqet më të mëdha janë në nivelin neurologjik si edhe në vetë humbjen e jetës.

Shkaktohet konfuzion

Psikologët nuk e këshillojnë puthjen e fëmijës në buzë, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për prindërit. Kjo e ngatërron fëmijën pasi ai do të shikojë edhe mamin me babin duke dhënë puthje. Pra ai do ta ketë të vështirë të kuptojë dashurinë mes dy të rriturve dhe fëmijës, sidomos në moshën 4-5 vjeçare.

Puthja në gojë konsiderohet si një puthje normale

Duke e puthur normalisht në buzë ai do të fillojë ta bëjë me të gjithë. Dhe kjo është shumë e rrezikshme.

Tymi i duhanit

Jo të gjithë konsumojnë duhan, por nëse dikush e bën është totalisht jo e këshillueshme të puthë fëmijën pa u pastruar mirë. Tymi pasiv e dëmton fëmijën dhe me anën e puthjes ai transmetohet tek bebja.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.