11 hile që duhet t’i dini para se të planifikoni udhëtimin e radhës

spot_imgspot_img
  1. Sa herë mundesh, planifiko të udhëtosh rreth fundit të shtatorit dhe tetorit

Gjeni periudhën që ka përfunduar sezoni turistik veror dhe s’ka filluar ende ai dimëror. Në vija të përgjithshme, kjo nënkupton: klime perfekte, më pak njerëz dhe çmime normale.

  1. 2-3 javë para se të prisni biletën, bëni pak kërkime intensive 

Prerja e bileta është proces kompleks, duke qenë se çmimet e tyre janë dinamike dhe gjithmonë në ndryshim. Sipas studimeve, idealja është të rezervoni biletat tuaja për destinacionin e radhës 2 ose 3 muaj para udhëtimit.

  1. Nëse për ju është e mundur, udhëtoni në mesjavë

Nëse zgjidhni të fluturoni të premten dhe të ktheheni në shtëpi të dielën, i keni të sigurta çmimet stratosferike. Sigurisht, ndonjëherë angazhimet s’të lënë të udhëtosh gjatë javës, por nëse e keni të mundur rezervoni udhëtimin të enjten dhe kthehuni të martën. Perfekte për të kursyer dhe kënaqeni njësoj!

  1. Interesohuni për transportin publik kur është e nevojshme, por besojini më shumë këmbëve tuaja!

Shmangini taksitë ose Uber-at. Shumica e qyteteve të mëdha kanë transport publik të shpejtë, të lirë dhe shumë komod.

  1. Mos kini frikë të humbisni pak

Do t’ju dalë edhe më mirë nga ç’e kishit imagjinuar, thjesht mbani një hartë me vete.

  1. Mos harroni të merrni me vete atlete/këpucë të mira

Gjëja më e rëndësishme në valixhen e një turisti janë këpucët e rehatshme. Mos e bëni gabimin të vishni taka apo këpucë të tjera që e dini që do t’ju lodhin.

  1. Nëse doni të shkoni jashtë qytetit, merrni një makinë me qira

Do t’ju kushtojë më pak kohë dhe para.

  1. Pyesni vendasit për vendet e tyre të preferuara.

Kush e di më mirë se ata? Pyesni kamerierët, shitësit apo atë gruan që keni ngjitur. Mund të di diçka më shumë se ju.

  1. Provo të konsumosh çdo gjë!

Harroje dietën ato ditë dhe bëhu kurioz.

  1. Por mos u ulni kurrë për të ngrënë në zonat e populluara me turistë

Do të gjeni çmime tmerrësisht të larta dhe ssërish mund të keni rezerva nga shërbimi.

  1. Gjeni një ekuilibër mes ushqimit të shpejtë të rrugës dhe restoranteve

Provoni gjëra të reja, tipike, por mos shpenzoni nëpër restorante kur s’është e nevojshme. Një darkë e mirë mjafton për ta mbyllur udhëtimin.

Burimi: BuzzFee

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Travel: njëditësh familjar në Kosovë — shëtitje natyrore, piknik dhe atraksione të lehta

Një guide praktik për një ekskursion njëditor familjar në Kosovë: si të përgatiteni, çfarë të merrni me vete, ide për shëtitje natyrore dhe piknik të qetë, dhe këshilla për sigurimin e dokumenteve dhe doganat për udhëtarët nga Zvicra.

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.