Çfarë i ndodh lëkurës kur ti je në gjumë

spot_imgspot_img

Zgjedhja më e mirë për orët pas punës që ndihmon lëkurën të përgatitet për mitozën e qelizave është një kombinim i acideve hidrokside alfa dhe beta.

Pse duhet ta trajtosh lëkurën ndryshe ditën dhe natën? A mund të na thoni ndryshimin mes produkteve të ditës dhe të natës?

Po, lëkura jote, një organ që funksionon si orë trupi, me një ritëm ciklik që ndikon funksionet e saj, është më e zgjuar sesa mendon ti dhe nevojat e saj ndryshojnë sipas orës së ditës.

“Gjatë ditës, lëkura është në një gjendje mbrojtëse, duke u kujdesur ndaj elementeve si dëmtimi nga dielli ose oksidimi dhe natën, sistemi yt imunitar funksionon me kapacitet të plotë dhe në këtë kohë rigjenerohen qeliza të reja dhe qarkullon oksigjeni dhe përbërësit ushqyes. Nga ora 11 e mbrëmjes deri në mesnatë, procesi i ndarjes së qelizave arrin kulmin si kur je zgjuar ose jo, por duke pasur një orar të rregullt gjumi dhe duke fjetur në të njëjtën orë çdo darkë, ke mundësinë më të mirë për të rregulluar shëndetin e lëkurës”,- thotë Dr. Dennis Gross, dermatolog.

Kjo do të thotë që përbërësit që vendos mbi lëkurë në mëngjes, antioksidantë, SPF, acid hylauronik, duhet të veprojnë si mbrojtje ndaj faktorëve si ndotja, temperatura, era dhe dielli, ndërsa ata të natës, retinoli, niacinamida, vitamina C, duhet të trajtojnë dëmtimet e shkaktuara prej tyre.

Zgjedhja më e mirë për orët pas punës që ndihmon lëkurën të përgatitet për mitozën e qelizave është një kombinim i acideve hidrokside alfa dhe beta.

“Ata heqin me mekanizma të ndryshme shtresën e sipërme të lëkurës. Acidet hidrokside Beta shkatërrojnë urat mes qelizave, ndërsa acidet alfa ndihmojnë qelizat vetë të shkëputen. Fluksi i PH, ose faza neutralizuese, është aq e rëndësishme sepse e kthen lëkurën në normalitet. Përzierja e këtyre dy acideve është më efektivja dhe delikatja që kam zbuluar”.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Yjet e mëngjesit — Horoskop argëtues për 12 shenja: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat, me ide të shkurtra për dashurinë, punën dhe mirëqenien që mund t'ju frymëzojnë për një ditë më të qetë dhe më pozitive.

Argëtuese: Mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë — udhëzime praktike dhe bur

Udhëzues praktik për një mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë, me hapa për përgatitje, ide aktivitete dhe këshilla për burime të verifikueshme.

Dhoma‑e‑fjetjes: Dekor sezonale me ripërdorim — si të krijoni ambjent të ngrohtë me sende dhe tekstile familj

Si të transformoni dhomën e gjumit në një ambient të ngrohtë vjeshte duke ripërdorur tekstilet dhe sende familjare, me udhëzime praktike për pastrim, siguri dhe menaxhim të kimikateve.

Trupi-lekura | stil sezonal me rrobat që tashmë keni — si të theksoni lëkurën me shtresa dhe tekstura

Si të përdorni shtresat dhe teksturat që tashmë keni për të nxjerrë në pah lëkurën, duke përfshirë rol të flokëve dhe hapat e kujdesit për t’i mbajtur të shëndetshëm gjatë stinave me diell apo aktivitet në pishinë.