Mësoni përse mizat dhe mushkonjat mblidhen në kuzhinën tuaj!

spot_imgspot_img

Ndiqni këto tri këshilla dhe largojini në një mënyrë krejtësisht të natyrshme.Mizat dhe mushkonjat janë “mysafirë” të shpeshtë të verës në shtëpi, ndërsa shumica e njerëzve nuk dinë t’i dëbojnë ato pa përdorur kimikate të forta.

Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të shqetësoheni me “mysafirë të paftuar”, të cilët mund të krijojnë një katastrofë higjienike në ushqim!

  1. Largoni gjërat e tyre “të preferuara”

Së pari, sigurohuni që të mos keni lënë ushqim jashtë. Këto ushqime mund të jenë një tas me fruta që ngadalë kanë filluar të piqen, ushqimi i mbetur në lavaman ose qeset e plehrave. Merrni një kovë që mbyllet mirë dhe hiqni të gjitha ushqimet e mbetura në mënyrë që aroma e tyre të mos tërheqë mizat.

  1. Mbillni në saksi bimë që largojnë mizat

Edhe mizat, edhe mushkonjat do të largohen nga aromat që u pëlqejnë njerëzve, kështu që mbillni borzilok, livandë ose nenexhik. Të gjitha këto janë bimë aromatike të lira dhe të bukura që do të jenë zbukurimi i shtëpisë suaj dhe nuk do të lejojnë që “gumëzhitësit” e bezdisshëm të sillen vërdallë rreth shtëpisë.

  1. Bëni një sprej shtëpie

Spërkatni vendet ku grumbullohen mizat me një sprej shtëpie me vajra esencialë. Përzieni ujin dhe vajin esencial të borzilokut, livandos ose barit të limonit në një shishe spërkatëse. Vetëm disa pika do të jenë të mjaftueshme që mizat të anashkalojnë kuzhinën tuaj dhe dhomat e tjera!

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë: Kujdes ndaj diellit me SPF

Mbro thonjtë dhe kutikulat para/pas diellit me 5 hapa të thjeshtë. Këshilla praktike për SPF, kripë dhe klor, që duart të mbeten të buta gjatë verës.

Kalkulator shëndeti: lëvizje të shkurtra

Përdor një kalkulator të thjeshtë personal për të planifikuar ndërprerje aktive, për të rregulluar qëndrimin dhe për ta bërë ditën më të lehtë—pa pajisje dhe pa stres.

Kafshë-shtëpiake: Mbrojtja nga kimikatet e pastrimit

Mbro kafshët nga rreziqet e pastrimit: ruajtje e sigurt, përdorim i kujdesshëm dhe hapat e parë në rast ekspozimi – hapa praktikë për shtëpinë tënde.

Materiale që zgjasin rrobat e familjes

Bli me mend: si ta dallosh në dorë, në etiketë dhe me prova të shpejta materialin që mban formë e ngjyrë më gjatë për gjithë familjen.