Ç’duhet të bësh kur dyshon se partneri ka një lidhje paralele

spot_imgspot_img

Ndjesitë që vijnë bashkë me dyshimin se partneri mund të ketë një marrëdhënie tjetër, janë më të sikletshmet në një lidhje. Asnjë përgjigje apo mendim nuk është i thjeshtë. Po çfarë mund të bësh kur dyshime të tilla s’të lënë të vazhdosh marrëdhënien si normalisht?

Ekspertët sugjerojnë të bësh një bisedë të gjatë me partnerin tënd, por para se ta bësh këtë duhet të kesh parasysh 5 gjëra që komunikimi të jetë produktiv më shumë sesa një konflikt që degradon në sherrin e radhës.

  1. Para se ta nisni bisedën, vendosni me veten se ku doni të dilni në fund të saj

Doni diçka prej tij që s’po e merrni? Vëmendje? Më shumë afërsi emocionale, fizike apo diçka tjetër? Duke vënë qëllime që prej fillimit do të jeni më të fokusuar për t’i arritur ato.

  1. Para se të fillosh me akuzat, tregohu e hapur me frikërat e tua

Nuk ka më mirë sesa të nisësh një bisedë me sinqeritet, ndjeshmëri dhe ta ftosh personin tjetër për një dialog të ndershëm.

  1. Kur emocionet ju pushtojnë, do ta keni edhe më të vështirë të diskutoni shqetësimet tuaja

Përpiquni të mos gjykoni dhe të bëni me faj askënd pa diskutuar në fillim. Kujto që ke përballë njeriun që do, ose të paktën atë që të intereson. Kur jemi të frikësuar, ndodh shpesht ta keqkuptojmë sjelljen e të tjerëve. Çfarë ty të është dukur si tradhti mund të rezultojë komplet ndryshe sapo mëson më shumë.

  1. Kujto që njerëzit e definojnë ndryshe pabesinë

Mos mendo që ti dhe partneri e konceptoni tradhtinë njësoj. Prandaj, prisni të sqarohet dhe përpiquni të kuptoni këndvështrimin e tyre për çështjen në fjalë.

  1. Kthehu tek historia jote

A të kanë tradhtuar më parë? I ke patur dhe më herët të tilla dyshime për partnerë të tjerë? Ndonjëherë është më mirë të flasësh me dikë para se të arrish në konkluzione.

Po nëse frika jote del e vërtetë?

Sigurisht që të mësosh diçka të tillë s’është e lehtë dhe prish balancat e çdo gjëje, por nuk jeni të vetmit. Keni nevojë për mbështetje, prandaj besojini miqve. Bëj durim dhe tregohu i mirë me veten. Zakonisht është mirë që gjatë kësaj kohe të shmangësh marrjen e vendimeve të rëndësishme që vijnë si pasojë e lëndimit. Qartësia vjen me kalimin e kohës, kështu që prisni të shëroheni.

Burimi: Psychology Today

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.