Si të dallojmë alergjinë dhe intolerancën ushqimore

spot_imgspot_img

Dikush me alergji ushqimore, ka një sistem imunitar që e sheh ushqimin si armik. Prandaj, mekanizimi mbrojtës i trupit aktivizohet. Kjo prodhon një sërë simptomash, të cilat mund të luhaten nga një kruarje e lehtë, vështirësi në frymëmarrje e deri në gjendje shoku. Këto simptoma zakonisht nisin menjëherë pasi ushqimi është konsumuar.

Kur dikush është intolerant ndaj ushqimit, simptomat marrin shumë më tepër kohë për t’u shfaqur, dhe në përgjithësi, ato nuk janë të rrezikshme për jetën. Megjithatë, intoleranca ushqimore mund të ndikojë negativisht në shëndetin afatgjatë.

Si e kuptoj nëse kam një alergji ushqimore ose një intolerancë ushqimore?

Është shumë e rëndësishme që një hiper-ndjeshmëri ushqimore, të diagnostikohet nga mjeku. Të diagnostikuarit e vetvetes është tejet e rrezikshme, duke qenë se, shumë nga simptomat që shkaktojnë këto gjendje janë të ngjashme me një sërë sëmundjesh të tjera.

Nëse vetëdiagnostikoheni, mund të hiqni nga dieta e përditshme disa lloje ushqimesh që janë të sigurta dhe të ushqyeshme ndërkohë që, në të njëjtën kohë, vazhdoni të konsumoni ushqime që mund të jenë të rrezikshme. Nëse mendoni se keni një hiper-ndjeshmëri ndaj ushqimit, duhet të flisni me mjekun e familjes.

Çfarë ndodh në një reaksion alergjik?

Në thelb, kur një sistem imunitar reagon ndaj një përbërësi ushqimor gjatë një reaksioni alergjik, ai shkakton çlirimin e kimikateve, të tilla si histamina, nga qelizat e trupit. Kjo shkakton një ose të gjitha simptomat e mëposhtme:

– kruajtje ose ënjtje e gojës dhe fytit

– tharje në pjesë të ndryshme të trupit

– hundë dhe sy që kullojnë

– skuqje e lëkurës

– të ndjerit në gjendje të sëmurë

– diarre dhe/ose të vjella

Nëse reaksioni është i rëndë, mund të shfaqen simptoma të tjera, duke përfshirë:

– ndjesi të papritur dobësie (shkaktuar nga rënia e tensionit të gjakut)

– probleme me frymëmarrjen (fyti mund të fillojë të fryhet ose të ngushtohet)

Cilat janë simptomat e intolerancës ushqimore?

Simptomat e intolerancës ushqimore përfshijnë probleme me tretjen, si diarre, fryrje, dhimbje stomaku, etj. Mund të shkaktojë edhe humbje në peshë, letargji ose anemi, apo edhe migrenë dhe pasoja psikologjike.

Megjithatë, këto shfaqen zakonisht në shtrirje të gjata periudhash kohore, së bashku me një llojshmëri simptomash të tjera që mund të rezultojnë nga kequshqyerja. Në disa raste, simptomat e intolerancës ushqimore ngjasojnë me ato të një reaksioni të lehtë alergjik.

Shumë nga simptomat e intolerancës ushqimore janë të ndërlidhura edhe me çrregullime të tjera të sistemit tretës, siç janë sëmundja e Crohn-it dhe Sindroma e Zorrës së Irrituar.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për ditën: ide të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë zodiacale.

Mbrëmje filmi me fëmijët: çfarë të kontrolloni para shikimit

Udhëzues praktik për prindër e kujdestarë: si të verifikoni klasifikimin sipas moshës, përmbledhjen zyrtare dhe elementët e ndjeshëm përpara një mbrëmjeje filmi me fëmijët.

Rregulla të thjeshta për sigurinë e kafshëve shtëpiake ndaj produkteve të pastrimit

Si të minimizoni rreziqet e produkteve të pastrimit për qentë, macet dhe kafshët e tjera shtëpiake: rregulla për blerje, ruajtje, përdorim dhe veprimet e para në rast ekspozimi.