Fileto viçi me petë kulaçi

spot_imgspot_img

Përgatisni recetën speciale të filetos së viçit me petë kulaçi! Pjatë e bollshme, me shije e aromë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Kombinimi i përbërësve është burim i proteinave dhe vitaminave B6 e B12.

Përbërësit: 800 gr fileto viçi, 1 petë sfoliat, 4 domate, 1 qepë, 4 thelpinj hudhre, 1 tufë borzilok, pak rozmarinë, pak trumzë (thimo), pak vaj ulliri, pak spec djegës, kripë, piper.

Përgatitja

Në fillim, nisim me përgatitjen e rolesë së mishit. Në një tigan skuqim fileton e viçit me vajin e ullirit, dy thelpinj hudhre, trumzë dhe rozmarinë.

Pasi të ketë marrë një ngjyrë të errët, e vendosim sipër petës së kulaçit, i hedhim kripë & piper, e mbyllim mirë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 170 gradë për 40 minuta.

Më pas, nisim përgatitjen e salcës së domates. Vendosim në një tenxhere qepën, hudhrën e mbetur, vaj ulliri, borzilok, kripë dhe piper.

I skuqim për 15 minuta dhe më pas e kalojmë në multi.

Vendosim fillimisht salcën në pjatë, dhe sipër saj fileton e viçit. Tashmë, na mbetet vetëm për ta servirur bukur dhe shijuar!

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...