Don Xhoni anulon të gjitha koncertet e planifikuara shkaku i COVID-19,

spot_imgspot_img

Rep-artisti tashmë shumë i njohur shqiptar, Don Xhoni, është njëri ndër këngëtarët më të kërkuar për mbrëmjet muzikore, falë sukseseve që arriti me publikimin e këngëve të tij, të cilat shpejt u kthyen në hite.

Ishte qyteti i Mitrovicës, vendi i fundit ku Don Xhoni performoi hitet e tij gjatë kësaj jave.

Por, në një postim në llogarinë e tij të Instagrami-t, rep-artisti i cili u bë senzacion pikërisht gjatë periudhës pandemike, ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha koncertet e planifikuara.

“Për shkak të situatës me pandemi kemi vendosur bashkë me menaxherin, që të anulojnë të gjitha tubimet dhe mbrëmjet”, është shprehur në storien e publikuar në Instagram.

Mes tjerash, ai tha se ky vendim është marrë pasi që sipas tij, për fat të keq në asnjë vend nuk po respektohen masat anti-COVID.

Ndryshe, projekti i fundit nga Don Xhoni ishte kënga “Kokaina”, e cila u mirëprit nga fansat e tij, dhe deri më sot numëron hiq më pak se 26 milionë klikime në YouTube.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushqime: mëngjes i shpejtë me përbërës të zakonshëm — 4 ide praktike për çdo familje

Katër ide të shpejta dhe të thjeshta për mëngjes me përbërës që zakonisht gjenden në shtëpi, të ndërtuara mbi parimet e një diete të balancuar dhe rregulla të thjeshta higjiene.

Horoskopi argëtues i ditës: 12 shenjat — dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Një horoskop i lehtë e argëtues për sot: parashikime të shpejta për dashurinë, punën dhe mirëqenien e 12 shenjave — vetëm për zbavitje.

Argëtuese: mbrëmje kulturore familjare — aktivitete dhe referenca të verifikueshme për tregime dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje familjare kulturore: tregime të shkurtëra, lojëra pa ekrane dhe një segment i thjeshtë astronomik, me burime për verifikim.

Femiu‑juaj: si t’i përfshini fëmijët në përgatitjen e vakteve të thjeshta — udhëzime praktike dhe të sigurta

Si t’i përfshini fëmijët në përgatitjen e vakteve në mënyrë të qetë dhe të sigurt: përfitime të zhvillimit, parime bazë sigurie, ide detyra të thjeshta dhe si ta bëni rutinen të qëndrueshme.