Tartar me salmon, delikatesë dhe shije

spot_imgspot_img

Kjo pjatë me ngjyra të bukura është e freskët dhe shumë e shijshme! Ajo shërbehet si pjatë e parë, por mund të shijohet dhe si sallatë. Por pse jo, edhe si një aperitiv fantastik. Mund ta shoqëroni me feta kastraveci, bukë të thekur apo patate të prera hollë dhe të pjekura.Përbërësit: 300 gr fileto salmoni, 1 lugë kafeje mustardë, pak rukola dhe spinaq gjethevogël, 1 limon, 2 kastravecë turshi, 1 qepë e njomë, 50 ml vaj ulliri, pak kripë, pak piper.

Përgatitja

Në fillim, presim salmonin në kube të vogla dhe e vendosim në një enë. Aty shtojmë qepën e grirë hollë, mustardën, kripën, piperin, vajin e ullirit, lëngun e limonit, kastravecët turshi të grirë hollë.

Fillojmë dhe i përziejmë mirë dhe me kujdes.

Më pas, i lëmë të marinohen për 15 minuta. Nisim i dekorojmë në pjatë, duke shtuar rukolën dhe spinaqin sipër. Në fund, i hedhim pak kripë, limon dhe vaj ulliri për shije.

Burimi: Albanianpost.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Planifikimi i vakteve për javën: menu praktike dhe hapësira pune për parapërgatitje

Udhëzues praktik për planifikimin javore të vakteve: si të ndërtoni menu të balancuara, si torganizoni përgatitjen paraprake dhe si ta mbani hapësirën e punës të sigurtë.

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.