Ëmbëlsira e vjetër e Arbëreshëve

spot_imgspot_img

Ëmbëlsira e vjetër “Pitta N’Chiusa” ose “Petë e shtypur”, i ka rrënjet nga tradiat e lashta Arbëreshe.  Petët e mbushura me fruta janë një recetë shumë e veçantë e cila në familjet arbëreshe kalohet brez pas brezi edhe në ditët e sotme.

Kjo është ëmbëlsira tradicionale e festave për komunitetin arbëresh në itali. Tipike për rastet e festave, kjo recetë është një nga ushqimet më të njohura dhe më të thjeshta në të gjithë fshatrat Arbëreshe.

Më poshtë do të gjeni recetën e plotë tradicionale të kësaj ëmbëlsire.

Përbërësit:500 gr miell,një lugë kafeje kripë, një lugë çaji sodë, 100 ml vaj ulliri, dy vezë,një lugë çaji kanellë, 100 gr rrush i thatë,100 gr arra,100 gr bajame,100 lajthi,100 gr sheqer,250 mjaltë (sipas dëshirës),150 – 200 ml ujë.

Përgatitja

Në fillim përgatitet brumi.  Bashkoni miellin, sheqerin, ujin dhe kripën.

Teksa përzieni miellin hidhni sodën dhe vazhdoni të punoni me duar miellin derisa të jetë formuar brumi. Lëreni burimin të pushojë për  disa orë në një vënd të  errët dhe të thatë. Më pas ndajeni brumin në 4 -5 topa të vegjël.

Merni një nga copat e vogla të brumit që ndatë dhe filloni të hapni një pëtë të mesatare.  Herë pas here spërkatini petët me miell në mënyrë që të mos ngjiten. Bëjeni këtë derisa të mos keni më kulaçë brumi.

Thërrmoni  arrat dhe frutat e thata duke i përzier me sheqer, kanellë  dhe mjaltë sipas dëshirës duke i shtruar me lugë në të gjithë sipërfaqen e petëve.

Prisni me thikë petën në rripa të hollë të cilët më pas mblidhini në formë roleje.

Burimi: Albanianpost.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria pa keqkuptimet: si të bisedoni qetësisht

Keqkuptimet zbuten me përgatitje, moment të duhur, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë — sidomos kur jetoni në ritme të ndryshme në diasporë.

Garderoba që zgjat – Trend Kosovarja

Si të zgjedhësh materiale të qëndrueshme, t’i lash e t’i ruash saktë dhe të ndërtosh një kapsulë praktike Kosovë–Zvicër që zgjat vërtet.

Larja dhe ruajtja e rrobave të fëmijëve të kopshtit

Rutinë e thjeshtë për larjen, tharjen dhe ruajtjen e rrobave të kopshtit: këshilla praktike për siguri kimike, organizim dhe jetëgjatësi të tekstileve në shtëpinë tënde.

Kalkulator për lëvizje të shkurtra gjatë ditës

Ndërto një kalkulator të thjeshtë për mikrolëvizje gjatë punës: sinjale, minuta aktive dhe ushtrime 1–3 minuta që ruajnë qëndrimin pa ndërprerë ditën.