Si ta ktheni bukën e ndenjur në të freskët sërish

spot_imgspot_img

Sa e vështirë është t’i gjesh vendin një buke kur jeton vetëm, ose je në lëvizje të vazhdueshme dhe vazhdon t’i përsërisësh vetes që duhet të ndalosh së ngrëni bukë se muskujt e barkut s’do bëhen vetë.E gjendur përpara kësaj situate gjasat për të shkuar një ditë në kuzhinë me sytë e errur nga uria dhe të përballesh me një bukë të ndenjur, të fortë dhe praktikisht të pangrënshme janë shumë të larta. Çfarë ndjen kur në dorë të bie një bukë e fortë që s’të përcjellë asnjë lloj emocioni është më e rëndë nga ç’mendoni, por ka një mënyrë të zgjuar për ta bërë sërish të ngrënshme.

Si fillim kuptoni se nëse buka është mykur, nuk ju ndihmojmë dot. Thuajini mirupafshim dhe ecni përpara. Nga ana tjetër, nëse është vetëm e ngurtë, ka shpresë.

Nëse buka është e paprerë, vendoseni nën rubinetin e lavamanit dhe hapni çezmën mbi kurrizin e bukës. Tregohuni të kujdesshëm të mbani pjesën e prerë larg rubinetit, megjithatë edhe nëse laget, s’u bë hataja.

Nëse buka është e prerë, mbështillni fetat me peshqir të njomë.

Bukën e njomë futeni në furrë. Ngroheni për 6-7 minuta, ose më shumë nëse është ende e njomë dhe pastaj lumturohuni me bukën tuaj të re.

Burimi: Pop Sugar

 

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.