Ç’është dhe si ta realizoni metodën 3-6-5, për një gjumë më të mirë!

spot_imgspot_img

Stephanie Gailing, konsulente e shëndetit, thotë se metoda 3-6-5 është ideale për “ta qetësuar trupin përgjatë ditës”.“3-6-5” është një metodë frymëmarrjeje që praktikohet 3 herë në ditë, me 6 frymëmarrje të plota për 5 minuta.

Si ta realizoni për të marrë më të mirën prej saj:

1 – Gjeni një pozicion të rehatshëm

Është e rëndësishme të jeni të relaksuar. Uluni në një karrige të rehatshme ose shtrihuni. Shumë njerëz thonë se e praktikojnë më mirë nëse janë shtrirë.

2 – Mbani një metodë për të “gjurmuar” frymëmarrjen tuaj

Mund të përdorni një aplikacion ose të numëroni sekondat, nëse kjo ju ndihmon të përqendroheni. Pjesa më e madhe e njerëzve vendosin kohëmatësin në 5 minuta.

3 – Merrni frymë ngadalë dhe thellë në diafragmën tuaj për 5 sekonda dhe më pas, nxirreni për 5 sekonda të tjera

Kështu, ju do të arrini të bëni 6 frymëmarrje të plota në minutë. Bëni të njëjtën gjë për 5 minuta.

4 – Përsëriteni dy herë të tjera përgjatë ditës

Mos harroni se praktikat e frymëmarrjes kanë një sërë përfitimesh. Ato ju ndihmojnë të ribalanconi sistemin nervor, duke ju bërë më elastik ndaj stresit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mëngjes i shpejtë për familje

Udhëzues praktik nga Kosovarja: ide të shpejta, parime të balancuara, si dhe rregulla të thjeshta higjiene e ruajtjeje për mëngjese pa stres për gjithë familjen.

Flokët pas diellit – rutinë e shpejtë Pandora

Rutinë 10‑minutëshe për të rikthyer lagështinë dhe butësinë e flokëve pas diellit, në frymën “Pandora” të Kosovarja: ftohje, hidratim, mbrojtje dhe organizim.

Shenjat kur mushkëritë tregojnë probleme – Këshilla

Si t’i dallosh herët shenjat e mushkërive dhe çfarë të bësh menjëherë, me qetësi dhe kujdes. Kudo që je, vepro në kohë dhe kërko vlerësim.

Shtresa praktike për mot të ndryshueshëm

Si të shtresosh zgjuar për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, izolim i lehtë, shtresë mbrojtëse, materiale që zgjasin dhe renditje praktike në shtëpi.