Ekziston mënyra e shpejtë që të arrihet lakra turshi për vetëm 12 orë!

spot_imgspot_img

Vetëm kur ju shkon mendja te sarmaja, lëngu ju shkon nga goja, ndërkaq ende nuk keni filluar të bëni lakra turshi?E dini që lakrat turshi mund të arrihen për vetëm 12 orë?

Përbërësit:

– 1 lakër e madhe;
– 3,5 dl uthull të verës së bardhë;
– 3 dl ujë;
– 4 lugë kripë;
– 1 fetë bukë.

Përgatitja:

Hiqjani rrënjën lakrës dhe vendoseni në një enë të thellë. Në vrimën ku ka qenë rrënja qitni 2 lugë kripë.

Bukën copëtojeni në pjesë dhe radhiteni rreth lakrës, ndërsa një pjesë vendoseni mbi kripë.

Qitni sipër ujë të nxehtë në të cilin keni shtuar pjesën e mbetur të kripës. Qitni uthullën, mbulojeni me pjatë dhe lëreni të qëndrojë 8 orë.

Nxirreni lakrën dhe eliminoni gjurmët e bukës së thërrmuar dhe zhvendoseni në një tenxhere të thellë.

Kulloni lëngun, dhe sërish qiteni sipër lakrës dhe zieni 10 minuta në zjarr mesatarisht të fort, që lëngu të vlojë.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Nxirreni nga tenxherja.

Fletët lehtë do të ndahen dhe lakra është e gatshme për sarma.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.