Pesha e një të porsalinduri shpesh përdoret si tregues i shëndetit të përgjithshëm kështu që është tejet e rëndësishme monitorimi i këtij procesi. Por si e di një prind nëse fëmija i tyre po shton peshë me një ritëm të shëndetshëm?
Ekzistojnë disa udhëzime të përgjithshme që prindërit mund të shikojnë për të ndihmuar të vëzhgojnë përparimin e foshnjës së tyre shkruan American Pregnancy Association.
Si të monitoroni rritjen e bebit tuaj?
Shumica e foshnjave që kanë lindur në kohë të plotë (38-40 javë shtatzëni) peshojnë midis 2-4 kg.
Pesha e lindjes mund të ndikohet nga shumë faktorë, të tillë si gjinia e foshnjës, shëndeti i nënës gjatë shtatzënisë, ushqimi gjatë shtatzënisë, lindja e shumëfishtë ose shëndeti i foshnjës në lindje.
Poashtu, foshnjet mund të lindin jashtë udhëzimeve mesatare dhe të jenë akoma plotësisht të shëndetshme.