Dilema: Sa herë në javë duhet t’i lani flokët

spot_imgspot_img

Është një debat që ka nisur prej vitesh dhe dilema është e madhe: më shpesh apo më rrallë? Sa herë në javë konkretisht?

Hapers Bazaar ka biseduar me ekspertët.

Së pari duhet të zbulosh çfarë lloji flokësh ke për të ditur më pas sa herë t`i lash. Se flokët janë të llojeve të ndryshme, ashtu si edhe lëkura e fytyrës. Ndaj edhe një shampo nuk është njësoj për të gjithë, ashtu si kremrat.

Testi i fijes

Merr një fije të vetme mes gishtave dhe:

Nëse nuk e ndjen ke flokë të imët.

Nëse e ndjen ke flokë të mesëm.

Nëse të rëndon ke flokë të trashë.

Testi për gjendjen

Merr sërish një fije dhe zgjate përmes gishtërinjve.

Nëse këputet menjëherë ke flokë me elasticitet të ulët dhe jo aq të shëndetshëm.

Nëse tendoset në 50% të gjatësisë origjinale të flokut atëherë keni flokë të shëndetshëm.

Këshillat e ekspertit për flokë të imët

Njerëzit me flokë të imët kanë më shumë gjendra vaji në kokën e tyre dhe ndaj i kanë më të yndyrshme. Mund t`i lajnë edhe çdo ditë. Vetëm kujdes, duhet gjetur shampoja e përshtatshme dhe të thahen plotësisht.

Këshilla për flokë të mesëm

Mund t`i lani një ditë po, një ditë jo. Për shampon duhet të këshilloheni sërish me ekspertët.

Flokët e trashë mund të lahen më rrallë. Dy herë në javë do ishte e mjaftueshme.

Diçka tjetër që nuk duhet harruar është gjatësia. Flokët e gjatë janë në gjendje të mirë tek rrënjët dhe me problem tek majat, kështu që në maja duhet aplikuar zbutësi i duhur.

Ç`ndodh nëse i lan më pak seç duhet?

Njësoj si me fytyrën do ndjeni acarim dhe kruajtje.

Kujdes i madh duhet me krehjen. Nuk duhet bërë asnjëherë kur floku është i njomë, pasi është më delikat dhe këputet më shpejt.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria në distancë: afërsia dhe shëndeti

Nëse ju ndajnë kilometra, afërsia rritet me ritme të vogla: komunikim i hapur, kufij të qartë dhe kujdes për trupin e mendjen.

Rregullimi i shtëpisë: Kursim energjie praktik

Udhëzues praktik nga Kosovarja: si të riorganizosh ndriçimin, pajisjet dhe rutinat familjare për kursim energjie, duke ruajtur sigurinë me kimikatet e pastrimit.

Gardërobë kapsulë Kosovë–Zvicër

Kapsulë praktike për jetën mes Kosovës dhe Zvicrës: baza, shtresa, riparime të shpejta dhe udhëzime për familje që duan më pak rroba e më shumë kombinime.

Shtatzania: hapat e para drejt lindjes

Një udhëzues i ngrohtë për javët e para: konfirmimi, vizitat mjekësore, mbështetja emocionale dhe përgatitjet praktike që ta bëjnë rrugëtimin më të lehtë.