Kujdesi për thonjë gjatë dimrit

spot_imgspot_img

Duke qenë se askush nuk preferon duar të parregullta dhe jo të shëndetshme këshillohen një mori kurash natyrale.Sezoni i dimrit sapo ka filluar dhe me siguri i keni venë re ndryshimet në trupin tuaj, shkruan “AgroWeb”.

Flokët fillojnë e bëhen më kapriçoze, lëkura më e ndjeshme dhe thonjtë më delikatë.

Kjo sepse këto pjesë të trupit janë shumë të ekspozuara ndaj temperaturave të jashtme. Veçanërisht thonjtë, mund t’i ndjeni më delikatë dhe të dobët sapo dimri zbret.

Duke qenë se askush nuk preferon duar të parregullta dhe jo të shëndetshme këshillohen një mori kurash natyrale.

Zgjidhni kremin e duhur
Gjatë periudhës së dimrit këshillohet që duart ti mbani gjithnjë të hidratuara, duke i lyer gjithnjë me krem.

Kjo do t’i mbajë to të shëndetshme për një kohë më të gjatë. Zgjidhni gjithnjë kremra me bazë glicerine të cilët kanë veti shumë hidratuese për duart dhe thonjtë.

Kini parasysh që t’i masazhoni mirë edhe thonjtë me krem, në mënyrë që dhe ato të marrin hidratimin e duhur.

Trajtimet në shtëpi
Një mënyrë tjetër për të hidratuar thonjtë tuaj është edhe trajtimi i tyre me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë.

Në një enë të thellë të mbushur me ujë të ngrohtë, zhysni thonjtë për 10 minuta e më pas thajini me kujdes.

Në fund të këtij procesi lyejeni zonën rreth thonjve me krem dhe vendosni disa dorashka plastike sipër.

Mbajini ato për një orë e më pas lajini duart. Do të shikoni që thonjtë dhe duart do të kenë fituar shkëlqimin e tyre natyral.

A duhet t’i prisni thonjtë?
Gjatë periudhave kur thonjtë tuaj nuk janë në formën më të mirë, është e këshillueshme që t’i mbani ata të shkurtër, por të shëndetshëm.

Kjo do të parandalojë hollimin dhe thyerjen e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Pritini thonjtë rregullisht, sapo të shikoni që kanë filluar të dobësohen.

Gjithashtu këtë proces mos e bëni asnjëherë pasi keni larë duar apo pasi keni dalë nga dushi, pasi thonjtë janë më të butë se zakonisht dhe mund t’i dëmtoni.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik për të ndarë, ruajtur dhe shënuar produktet e flokëve, me këshilla për afatet dhe rutina të shpejta që mbrojnë lëkurën e kokës.

Foshnja juaj: rutina ditore dhe veshjet praktike

Udhëzues i thjeshtë për prindër me foshnja 6–12 muaj: ritëm ditor fleksibël, shtresa veshjesh që përshtaten me motin dhe hapa sigurie për shëtitje pa stres.

Koleksione: Si dalloni materialet që zgjasin veshjet

Zbulon shpejt me dorë, sy dhe etiketë nëse një copë do të zgjasë, plus si ta lash dhe thash që të mbajë formën më gjatë.

Dashuria në familje pa telefona

Rikthe kontaktin sy më sy me një orë pa telefona: rregulla të thjeshta, pyetje që hapin zemrën dhe aktivitete që afron brezat në shtëpinë tënde.