Zërat e grave që eksitojnë burrat

spot_imgspot_img

Shumica e grave ndjekin rregullin gjatë seksit – “qetë dhe shpejt”, gjë që është e gabuar.

Lirimi i tingujve është diçka që ndikon në mënyrë magjike në ndjenjën e kënaqësisë. Kur lirojmë tinguj në jetën tonë, ne në të vërtetë krijojmë kënaqësi sensuale, e cila rrjedh në të gjithë trupin.

Lirimi i tingujve të kënaqësisë zgjon trupin tonë dhe, madje, mund të jetë fillimi i eksitimit tonë erotik, thotë Pamela Madsen, këshilltare për gratë që kanë probleme me marrëdhëniet e dashurisë dhe seksin.

Le të jetë tingulli fillimi i një përvoje erotike

Eksperimentoni me tinguj seksi edhe para se të ndiheni të eksituar. Mund të jetë si gjëmim, si tjerrje ose si ndonjë tingull tjetër që ju bën të ndiheni seksi.

Mundohuni të bëni që tingulli që prodhoni të jetë fillimi i një përvoje erotike, jo vetëm një nënprodukt. Ndiqni atë që po ndodh dhe si po ndiheni.

Tingujt që i lironi gjatë seksit për partnerin janë shumë seksi. Vini re nëse tingëlloni sikur po përjetoni orgazëm a po e eksitoni partnerin tuaj ndërsa bëni dashuri.

Tingujt e tillë mund të jenë inkurajues për partnerin tuaj, shton Madsen për Huffington Post.

Krijimi i tingujve gjatë seksit na ndihmon të dalim nga kokat tona dhe të futemi në trupat tanë. Kështu qetësojmë mendjen dhe ne ndalojmë së menduari për të.

Në seks, gjithçka reduktohet në ndjenja, kështu që krijimi i tingujve seksi ju ndihmon të qëndroni më gjatë në momentin e lidhjes erotike.

Mundohuni të krijoni tinguj seksi gjatë masturbimit. Vini re se si tingëllon dhe si ndikon në ndjenjën e eksitimit. Edhe përpiquni të prodhoni tinguj të ngjashëm me ata që ngjasojnë në orgazëm edhe para se të filloni të vetëkënaqeni.

Relaksohuni dhe merrni frymë, sepse askush nuk ju sheh dhe nuk ju dëgjon. Është një eksplorim i botës së kënaqësisë dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.