Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shtatzënat

spot_imgspot_img

Acidi folik nuk është një vitaminë e zakonshme, por është një supervitaminë! Nëse një grua merr çdo ditë acid folik në dozë 400 mikrogram (mcg) përpara se të mbetet shtatzënë dhe në tre muajt e parë të shtatzënisë, i parandalon defektet e trurit dhe të palcës kurrizore tek fëmija.

Acidi folik, ndonëse quhet acid është në fakt një vitaminë e cila bën pjesë në familjen e vitaminave B.

Acid folik ka edhe në ushqimet të cilat i konsumojmë, por kjo nuk e përjashton domosdoshmërinë që një grua shtatzënë ose që provon të mbetet shtatzënë të merr 400 mcg acid folik në ditë.

Arsyeja se përse acidi folik duhet të merret edhe përpara se një grua të mbetet shtatzënë është se anomalitë e tubit neural shfaqen në 3-4 javët e para të shtatzënisë, prandaj në organizmin e asaj gruaje duhet të ketë një depozitë të mjaftueshme gjatë javëve të para kur zhvillohet truri dhe palca kurrizore e fëmijës.

Rekomandohet që acidi folik të merret së paku një muaj përpara shtatzënisë. Ka rekomandime që kjo vitaminë të merret edhe shumë muaj përpara shtatzënisë.

Acidi folik duhet të merret në dozë 400 mikrogram (mcg) ose 0.4 miligram (mg). Doza e acidit folik duhet të jetë më e lartë vetëm në rastet:

  1. Kur një grua merr barna për epilepsi, sepse këto barna e pengojnë përthithjen e acidit folik, prandaj doza e acidit folik duhet të jetë më e madhe.
  2. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 30 (që do thotë se nëse një grua e gjatë 170 cm peshon rreth 90 kilogram e më tepër). Gratë e shëndosha kanë tendencë që të kenë vlera më të ulëta të acidit folik në gjakun e tyre, prandaj doza duhet të jetë më e lartë.
  3. Nëse një grua ka diabet (sëmundje të sheqerit).

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.