7.7 C
Priština
More

    Receta për pastrimin e fytyrës me vaj kokosi dhe sodë buke

    spot_imgspot_img

    Nëse dëshironi lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme, atëherë duhet të kujdeseni për trupin. Kjo do të thotë se duhet të hani shëndetshëm, ta pastroni fytyrën të paktën dy herë në ditë dhe asnjëherë të mos flini në gjumë me makijazh në fytyrë.

    Gjithashtu, duhet ta keni parasysh se shumica e produkteve për pastrimin e fytyrës mund të jenë të mbushura me kimikale dhe t’ju shkaktojnë dëme të ndryshëm.

    Por, ndryshe nga kjo, ekzistojnë metoda natyrale të cilat mund të përdoren për ta arritur një lëkurë të shëndetshme dhe pamje joshëse. Përbërësit natyral janë të duhurit edhe për lëkurat më të ndjeshme.

    Nëse dëshironi të kujdeseni për veten në mënyrë natyrale, atëherë ju duhet vetëm vaj kokosi dhe sodë buke – të cilat me shumë gjasë i keni në kuzhinë. Ky pastrues i fytyrës është tejet efektiv dhe i dobishëm për çdo njeri.

    Përbërësit:

    – Gjysmë gote vaj kokosi

    – Gjysmë gote sodë buke

    Nxeheni kokosin në mënyrë që të shndërrohet në lëng dhe pastaj përzieni me sodë buke. Pas kësaj, ju do të fitoni një lloj paste, të cilën duhet ta aplikoni në fytyrë.

    Pasi ta fërkoni fytyrën me produktin e fituar, pastrojeni me ujë të nxehtë dhe procedurën përsëriteni tri herë në javë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...