5 hapa për një shëndet më të mirë oral

spot_imgspot_img

Shëndeti dentar është shumë i rëndësishëm. Për shembull, sëmundja e mishrave të dhëmbëve është lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe ndoshta edhe me disa lloje kanceresh.Shëndeti jo i mirë dentar mund të ndikojë gjithashtu edhe në aftësinë për të ngrënë. Ai është i lidhur me shëndetin në përgjithësi, sepse inflamacioni dhe infeksionet në gojë mund të përhapen dhe në pjesë të tjera të trupit.

Për këto arsye është e rëndësishme që të kujdesemi për dhëmbët dhe gojën. Disa mënyra se si mund ta bëjmë këtë janë:

Mbajini dhëmbët të pastër

Kjo do të thotë që duhet t’i lani me pastë dhëmbësh të fluorizuar për 2 minuta të paktën 2 herë në ditë. Shmangni pastat zbardhuese të dhëmbëve që mund të dëmtojnë zmaltin.

Zgjidhni furçën e duhur

Furçat manuale bëjnë një punë shumë të mirë, por pajisjet elektrike mund të bëjnë një punë edhe më të mirë. Këto të fundit mund të jenë më të lehta për t’u përdorur dhe nga personat në moshë.

Pastroni mes dhëmbëve

Pastroni dhe ndërmjet dhëmbëve çdo ditë, në mënyrë që të largoni çdo grimcë ushqimi që mund të ketë mbetur aty.

Bëni vizita te dentisti

Ndërkohë që shumë dentistë rekomandojnë një pastrim dhe kontroll të dhëmbëve çdo 6 muaj, shumica e njerëzve mund të jenë mirë edhe nëse e bëjnë këtë kontroll një herë në vit.

Por nëse keni sëmundje të mishit të dhëmbëve, pini duhan apo jeni me diabet, njëherë në 6 muaj është më e përshtatshme.

Kuptojeni kur është një emergjencë

Një dhimbje e vazhdueshme, therëse, që e bën të vështirë përtypjen apo kafshimin mund të jetë një shenjë infeksioni, sidomos nëse shoqërohet me enjtje faciale. Këto infeksione mund të përhapen në nofull, kokë dhe qafë, kështu që duhet të kërkoni menjëherë trajtim tek dentisti juaj.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Planifikimi i vakteve për javën: menu praktike dhe hapësira pune për parapërgatitje

Udhëzues praktik për planifikimin javore të vakteve: si të ndërtoni menu të balancuara, si torganizoni përgatitjen paraprake dhe si ta mbani hapësirën e punës të sigurtë.

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.