Pesë arsyet pse duart e juaja qëndrojnë gjithmonë të ftohta

spot_imgspot_img

Tek disa njerëz, ulja e temperaturave nuk është e vetmja gjë që i shkakton duar të ftohta, pasi ashtu gjatë gjithë vitit duart e tyre qëndrojnë ashtu- të ftohta.

Duart gjithmonë të ftohta, vijnë si pasojë e disa shkaqeve, të cilat i gjeni të renditura më poshtë:

  1. Qarkullimi jo i mirë i gjakut

Një nga shkaqet kryesore është qarkullimi jo siç duhet i gjakut. Diçka e tillë mund të jetë gjenetike, por duhet parë pasi është shenjë e problemeve të tjera përfshi këtu diabetin apo obezitetin. Në disa raste, trupi ul nivelin e qarkullimit të gjakut në pjesë si duar, për të lejuar qarkullimin e mirë të tij në organe si truri apo mushkëritë, si organe me funksione jetike të trupit.

  1. Stresi mund të shkaktojë duart të ftohta

Duart e ftohta tek disa njerëz vijnë si pasojë e stresit apo ankthit që përjetojnë. Këto ngjarje manifestohen në mënyra të ndryshme fizike dhe ftohja e duarve është një prej tyre.

  1. Duhani dhe alkooli është një tjetër shkak

Duhanpirja mund të shkaktojë ftohje të duarve duke qenë se ngushton enët e gjakut, kurse alkooli i zgjeron ato duke bërë që qarkullimi i gjakut të ngadalësohet.

  1. Niveli i lartë i kolesterolit

Edhe niveli i lartë i kolesterolit ndikon tek qarkullimi i gjakut, gjë e cila nëse nuk mbahet nën kontroll apo kurohet mund të shkaktojë probleme kardiake dhe disa nga simptomat kryesore janë mpirja ose ftohtësia e gjymtyrëve.

  1. Mungesa e vitaminave

Mungesa e vitaminës B12 mund t’ju shkaktojë ndjesinë e duarve apo këmbëve të ftohta.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si të lexoni etiketat e rrobave për fëmijë: materiali, kujdesi dhe çfarë të shmangni

Udhëzues praktik për të kuptuar etiketat e rrobave të fëmijëve: si të lexoni përbërjen, udhëzimet e kujdesit dhe cilat informacione duhet t'ju shqetësojnë për sigurinë dhe qëndrueshmërinë.

Trend: Veshje praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — udhëzime për gra dhe familje

Udhëzime praktike për gra dhe familje që jetojnë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës: si të ndërtoni një garderobë fleksibël dhe më të qëndrueshme, duke marrë parasysh ndikimin ambiental të tekstileve dhe mjetet e reja që do të sjellë tregu.

Pilaf shtëpie me aromë moderne: receta tradicionale shqiptare për drekë familjare

Recetë e përditësuar e pilafit shtëpiak që kombinon shijen tradicionale shqiptare me zgjedhje më të shëndetshme: drithëra integralë, perime stinore dhe këshilla për higjienën dhe ruajtjen e vakteve.

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.